Për Erba Cipollina në fushë të hapur rekomandohen këto variatete:
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË ERBA CIPOLLINA, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:
Në ultësirën perendimore, vera e nxehtë është periudha më problematike. Për prodhim të vazhdueshëm gjatë korrik-gushtit rekomandohet:
Çfarë duhet të dini ?
Erba Cipollina ka një avantazh të madh se rrënja dhe pjesa nëntokësore janë shumëvjeçare, dhe kur pjesa mbitokësore dëmtohet nga temperaturat e larta, bima mund të rifillojë kur kushtet përmirësohen.
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Erba Cipollina?
Erba Cipolina, kultivohet duke e mbjellë me fidanë dhe direkt me farë. Fidanët mbillen në fushë të hapur në vendin e përhershëmm kur të ketë arrtur 10-15 cm lartësi dhe sistem rrënjor të zhvilluar mirë, me tufë të qëndrueshme që përkon me 8-10 javë nga mbirja e farës. Para mbjelljes është mirë të bëhet forcimi i fidanëve për 5-7 ditë, duke i ekspozuar gradualisht ndaj kushteve të jashtme. Kujtesë ! Një veçori e kësaj kulture është se disa bimë mund të vendosen së bashku si tufë, në vend që të transplantohet vetëm një bimë për çdo pikë. Kjo është e dobishme kur synohet prodhimi i gjetheve për treg.
Distancat e mbjelljes së Erba Cipollinës.
Erba cipollina e cila kultivohet për prodhimin e gjetheve, rekomandohet të mbillet në distanca 20-30 cm midis rreshtave dhe 10-15 cm midis bimëve në rresht. Mund të mbillen disa bimë së bashku në një tufë, sidomos kur synohet prodhim për treg si tufë aromatike.
Cilët afatembjelljeje rekomandohen në fushë ?
Në kushtet e Shqipërisë, sidomos në zonat e ulëta dhe kodrinore të Shqipërisë, afatet më të përshtatshme për mbjelljen e Erba Cipollinës janë:
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për Erba Cipollinën në fushë ?
Erba Cipollina, kërkon shërbime gjatë vegjetacionit. Kjo është kulturë shumëvjeçare, prandaj qëllimi i shërbimeve gjatë vegjetacionit është të ruhet korora dhe sistemi rrënjor, në mënyrë që bima të japë prodhim për disa vite. Ndër më të rëndësishmet janë:
Toka duhet të mbahet e njomë, por jo e përmbytur. Në verë të nxehtë ujitet më shpesh; Fermerë! më mirë ujitje të moderuara e të shpeshta sesa ujitje shumë të bollshme. Ujitja me pika është mënyra më e mirë për kontrollin e nevojave për ujë, kursimin e harxhimit të panevojshëm dhe parandalimi i vatrave të mundshme të infeksionit nga sëmundjet kërpudhore. Shmangia e lagies së vazhdueshme të gjetheve, sidomos në mbrëmje, ndihmon në kontrollin e sëmundjeve kërpudhore. Pas çdo prerjeje “”vjeljeje”, bima ujitet dhe, nëse është e nevojshme, ushqehet lehtë për të nxitur daljen e gjetheve të reja.
Nëse plehërimi bazë është bërë mirë, kërkesat shtesë janë të moderuara. Pas disa vjeljeve mund të bëhet një plehërim plotësues me azot, për të nxitur rigjenerimin e gjetheve.
Duhet shmangur teprica e azotit, sepse mund të japë rritje shumë të butë dhe të favorizojë disa sëmundje. Pasi bimët të kenë siguruar zënien e mirë, rekomandohet të hidhen në prashitje7-10 kg ure/dynym rreth 15-20 ditë pas mbjelljes së fidanëve në fushë. Një tjetër në sasi 7-10 kg ure/dynym pas 20-25 ditësh nëse bimët kanë nevojë. Nuk duhet të teprohet me azotin. Për erba cipolina, është e rëndësishme të ketë azot plus potas të balancuar, veçanërisht kur do të bëhen disa vjelje gjethesh.

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E ERBA CIPOLLINËS NË FUSHË TË HAPUR,
Gjatë vegjetacionit erba cipollina preket nga disa sëmundje dhe dëmtues.
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit ?
Parandalimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve të erba cipollinës sidomos atë për prodhim gjethesh, është shumë më i rëndësishëm se përdorimi i trajtimeve kimike, pasi gjethet konsumohen të freskëta
Rekomandohet kjo skemë:

Sëmundjet kryesore:
1. Vrugu i qepës (Peronospora destructor)
Është një nga sëmundjet që shoqërohet me njolla të zbehta në gjethe.
Shenjat:
Kontrolli
2. Botrytis- Botrytis spp
Shenjat:
Kontrolli

3. Ndryshku (Pucinia spp.):
Shenjat:
Kontrolli
4. Kalbëzimi bardhë (Sclerotium cepivorum)
Shenjat:
Kontrolli
5. Alternaria-Stemphylium
Shenjat:
Kontrolli:
Dëmtuesit kryesore:
1. Tripsi i qepës (Thrips tabaci)
Shenjat:
Kontrolli
2. Miza e qepës (Delia antiqua)
Shenjat:
Kontrolli
3. Nematoda e kërcellit dhe bulbit
Shenjat:
Kontrolli
VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË ERBA CIPOLLINA

Për Erba Cipollina, vjelja duhet të bëhet në mënyrë që të ruhet cilësia e gjetheve dhe bima të rifillojë shpejt rritjen.
Përgatitja pas vjeljes
Ruajtja
Kushtet më të mira për ruajtje profesionale;
Në këto kushte mund të ruhet cilësia për rreth 1-2 javë.
Ngrirja dhe tharja
Ngrirja është mënyrë e mirë për ruajtje më të gjatë, megjithëse pas shkrirjes struktura e gjetheve ndryshon. Tharja është e mundur, por humbet një pjesë e konsiderueshme e aromës karakteristike e për këtë arsye, për ruajtje të cilësisë së lartë preferohet ngrirja ose ruajtja si produkt i freskët. Për një prodhim tregtar cilësor, rekomandohet ky zinxhir; Vjelje herët në mëngjes,- ftohje e shpejtë,- paketim në tufa 30-50 g ose kuti të vogla,- ruajtje 0-2°C me lagështi të lartë, transport në ambjent të ftohtë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilat janë masat e kontrollit?
Lexo më shumë
Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.
Lexo më shumë