Histori Suksesi – ENKELEJD GJINI




Për të takuar Enkelejd Gjinin në fshatin Pirrë, ku ka serrat e tij, na shoqërojnë Çimi dhe Alvini. 

Enkelejdin e gjejmë duke u marë me kastravecin, produkt i kësaj periudhe në serrën e tij. Për shkak të angazhimit të tij nuk zgjatemi dhe i shpjegojmë qëllimin e vizitës për të nxjerrë në pah gjithë fermerët punëtorë.

Ai na shpjegon se “historia me serrat fillon në vitin 2000 pas një emigrimi 2 vjeçar në Greqi. Kursimet e emigrimit nuk mjaftonin për të mbuluar shpenzimet për ndërtimin e 2 dynymve serrë që kisha në plan, kështuqë gjeta mbështetje me financim nga FED invest.

Shumë punë, disa kredi dhe sot që flasim zotëroj 6 dynym serrë me kultura kryesore kastravecin dhe domaten. Prodhimin e kam të kontraktuar me një grumbullues dhe jam i kënaqur. Objektiv kam ndërtimin e një serre 1 hektarë përmes skemave të AZHBR-së ose IPARD-it”. 

Sapo përmendim Qendrën ABA, Enkelejdi na tregon se “jam i regjistuar dhe siç shikoni kam vendosur shirita të verdhë dhe blu kundra instekteve, duke marrë shkas nga demonstrimet praktike lidhur me këtë në platformën www.abaonline.al. Në fillim pak skeptik për efikasitetin, sot i bindur dhe nuk është se shkon më shtrenjtë se spërkatja, por produkti është tërësisht i pastër. Shfrytëzoj rregullisht edhe rubrikën Pyet Ekspertin dhe jam shumë i kënaqur”.

Duke i uruar gjithë të mirat, ndahemi me Enkelejdin, pasi ishte në proces vjelje për të çuar pasdite produktin në pikën e grumbullimit, por që si ndjekës i rregullt i Qendrës ABA, patjetër që do takohemi në demonstrimet e radhës në zonën e Lushnjes.

Data e publikimit: 29/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: