SHËNDETËSIMI I TUFAVE TË DHIVE




Përkujdesi për shëndetin është një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të dhive. Menaxhimi i shëndetit përfshin të gjithë kategoritë qofshin dhitë barrëse, keca, apo ftuja. Ndjekja e protokollit të duhur dhe bashkëpunimi me veterinerin e zonës, ju mundëson shëndet të tufës, uljen e numrit të ngordhjeve tek të porsalindurit, pjellje të suksesshme, prodhim dhe riprodhim të kënaqshëm

Natyrisht, ju duhet të synoni parandalimin e sëmundjeve si masë fillestare dhe efiçente. Duke punuar mirë në drejtim të parandalimit, ju i siguroni tufës imunitetin e duhur dhe shëndetësim të sigurtë e të shpejtë. Kujdes, luftimi i sëmundjeve në fazat e tyre të avancuara, pa ndërmarrë masa parandaluese vetëm ju shton kostot e biznesit

Cilat janë disa shenja tipike që ju japin sinjalet se shëndeti i tufës suaj nuk është i duhuri? Vëzhgoni nëse dhitë në tufën tuaj shfaqin:

  • Humbje të oreksit;
  • Shkallë të ulët të dinamikës së rritjes;
  • Jashtëqitje jo normale, të ujshme ose me prani gjaku;
  • Bllokim të urinës;
  • Rjedhje të sekrecioneve nga goja;
  • Rrahje të shpeshta të zemrës;
  • Një frymëmarrje të shpeshtuar;
  • Kanë temperaturë të lartë;
  • Përskuqje e syve;
  • Rrjedhje apo lotim nga sytë;
  • Shenja vetmije ose shkëputen nga tufa;
  • Shenja hutimi dhe humbasin mprehtësinë;
  • Rënie të qimeve.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Sëmundjet më të Zakonshme të Dhive. 

Data e publikimit: 14/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SULLËS

Një zgjedhje e zgjuar për blegtorinë – mësoni si ta kultivoni dhe përfitoni maksimalisht prej saj.

Lexo më shumë

Mbledhja, kultivimi dhe përpunimi i Aguliçes

Zbulo vlerat mjekësore dhe potencialin ekonomik të Aguliçes (Primula veris L)

Lexo më shumë

Variatetet Autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ESPARCETËS

Një kulturë foragjere më pak e njohur por e vlefshme

Lexo më shumë