CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN DEKORATIVE TË DAFINËS?




Hiri i dafinës së egër

Shkaktari: Podosphaera pannosa, sin.  Sphaerotheca pannosa

Simptomat

  • Në dafinë ky patogjen mund të  shkaktojë shtresa hiri, deformime, nekrozë dhe birime në gjethe. 
  • Kur preken gjethet e reja ato deformohen. 
  • Në gjethet e maturuara shkakton njolla të rrumbullakëta nekrotike. 
  • Në kushte të favorshme klimatike të zhvillimit të patogjenit, mund të shihet në faqen e poshtme të gjethes myku i bardhë i përbërë nga miceli dhe konidet e kërpudhës. 
  • Bimët e prekura rëndë zhvishen nga gjethet dhe kështu humbet vlerën dekorative. Sëmundja favorizohet në një mot të ngrohtë, të lagësht dhe me pak reshje, në toka argjilore dhe të pa kulluara, ose në toka të pasura me azot.

Menaxhimi: 

  • Rregullimi i lagështisë, 
  • Ujitje e kontrolluar, 
  • Toka të kulluara, 
  • Plehërim i balancuar, 
  • Shmangien e plehërimit të tepërt Azotik, 
  • Heqja e pjesëve bimore të infektuara,
  • Kontrolli kimik me fungicide me bazë squfuri, azoxystrobin, kresoxim-methyl, difeconazole, pyraclostrobin, etj.

Tharja e dafinës së egër (Laurus)

Shkaktari:. Diplodia mutila

Simptomat

  • Në bimën e dafinës duken shenja të një tharje graduale të degëzave një apo dy vjeçare, por dhe në ato të rritura në kushte të mira.
  • Infeksioni fillon nga lastarët e rinj e drejt degëve të trasha. 
  • Kur preken direkt degët e trasha thahet direkt. 
  • Në gjethe, gjethet si fillim janë të ç'ngjyrosura më pas zverdhen dhe thahen. 
  • Mbi degë mund të shihen plagë gjatësore të pakufizuara nga barriera. 
  • Mbi lëvore mund të gjenden në pika të ndryshme gomozë me ngjyrë kremi.

Menaxhimi

  • Prerja e degëve të infektuara nën zonën e prekur dhe dezinfektimi i plagëve.
  • Heqja dhe djegia e degëzave të prekura. 
  • Trajtimet parandalues me PMB me bazë bakri, sidomos i plagëve gjatë krasitjes apo trajtimet dimërore e kufizojnë këtë patogjen.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin bimën e gështenjës së egër?

Data e publikimit: 03/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: