Njollosja bakteriale në kopër
- Fitoplazmat janë patogjenë bimore, mbijetesa e të cilëve është e mundur vetëm në brendësi bimës pritëse dhe/ose vektorit të insekteve.
- Infeksioni ndodh shpesh nëpërmjet materialit bimor të infektuar ose eksudatit bakterial që rrjedh, por edhe gjatë krasitjeve, shartimeve.
- Nuk ka metoda kontrolli kurative por vetëm parandaluese.
- Higjiena, dezinfektimi periodik i strukturave të serave, mjeteve të punës, gërshërët, thikat,etj.
- Të përdoren fara të shëndetshme dhe/ose të çertifikuara të pastra.
- Të eliminohen bimët e infektuara.
- Rekomandohet qarkullim kulturash.
Agrobacterium tumefaciens
Si ta njohim?
- Gale të madhësive të ndryshme në rrënjë dhe kurorën e rrënjës poshtë vijës së tokës;
- Galet mund të rriten herë pas here në kërcell; fillimisht me ngjyrë të bardhë me pas errësohen.
Menaxhimi, parandalimi
- Të përdoret material bimor i pastër.
- Të mbillet sherebela në toka të kulluara mirë.
- Të shmanget formimi i plagëve në bimë.
- Të mbillen bimë të pastra nga sëmundjet.
- Të eleminohen bimët e infektuara.
- Të dezinfektohen mjetet e krasitjes me hipoklorat natriumi.
Xylella fastidiosa
Si ta njohim?
Zverdhje dhe më pas nekrotizim nga maja e gjethit që mund të përfshijë gjithë bimën.
Menaxhimi, parandalimi:
- Të mbillen bimë të pastra nga sëmundjet.
- Të eliminohen bimët e infektuar.
- Të dezinfektohen mjetet e krasitjes me hipoklorat natriumi.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë sëmundjet kryesore kërpudhore dhe menaxhimi i tyre?