Nena është bimë perimore me origjinë nga Azia qendrore e perendimore. Është kultivuar fillimisht nga grekët dhe romakët. Në Mesjetë u kultivua në Europën juglindore e qendrore. Edhe në vendin tonë njihet gjerësisht.
Përse nena meriton më shumë përhapje? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e nenës për klimën, tokën dhe parabimën?
Nena është bimë e klimës së ngrohtë.
Kujtesë! Nena preferon ngastra me ndriçim sa më të mirë nga dielli,pasi prodhimi i vjelë në këto vende është më i lartë e më cilësor.
Kërkesat ujore janë të larta, prandaj dhe është e nevojshme të sigurohen kushte të mira lagështie gjatë gjithë fazave të rritjes dhe zhvillimit të bimëve.
Mungesa e lagështisë në tokë shkakton strese të pariparueshme e të dëmshme për prodhimin, kurse teprica e lagështisë dëmton bimët.
Në cilat toka shkon më mirë nena?
Mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokave. Pëlqen toka mesatarisht të lehta të thella, e të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike dhe me pH 6-7. Nena nuk pëlqen tokat e rënda dhe tokat me drenim të keq. Mund të rritet e zhvillohet mirë edhe në toka relativisht të kripura.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë nenës ?
Parabimë të mira për nenën janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit të bollshëm me pleh organik.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e nenës pas vetvehtes. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 2-3 vjet.
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e nenës ?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e nenës duhet të kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 30-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të nenës këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në dozën 50-60 kv/dyn, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje. Në të njëjtën kohë, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike. Plehu azotik hidhet gjatë periudhës bimore.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek nena?
Kërkesat e nenës ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta. Plehërimi këshillohet të bëhet në përputhje me karakteristikat bimore të kultivarëve, tipin e tokës, mënyrën e kultivimit, dendësinë e mbjelljes etj.
Për çdo 100 kg prodhim të freskët, bimët e nenës tërheqin nga toka rreth 0.475 kg azot– 0.175 fosfor (P2O5) dhe 0.5 kg potas (K2O) me një raport midis tyre 1: 0.4: 1. Për të siguruar një rendiment 20 kv/dyn, duhet të plotësohen nevojat si më poshtë: 9.5 kg N, 3.5 kg P2O5 dhe 10 kg K2O.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi varietetet, mbjelljen dhe kultivimin e nenës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Njihuni me varietetet kryesore autoktone të specieve të kungullit që kultivohen në Shqipëri.
Lexo më shumëFarat përmbajnë vaj esencial 0,5 – 1,6 % i cili përdoret në industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Është përdorur si ilaç bimor për më shumë se 2000 vjet.
Lexo më shumëNjihuni me varietetet kryesore autoktone të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri.
Lexo më shumëDisa nga shërbimet kryesore janë punimi i tokë, ujitja, plehërimi, krasitja, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Lexo më shumë