Sistemi i kontrollit të dëmtuesit
Armiqtë natyralë
Ndërhyrjet agronomike
Kontrolli biologjik
Kontrolli me mjete bioteknike
Barrierat mbrojtese
Fashot plastike
Veprimi: insektet e rritura të hundgjatit nuk arrijnë të kalojnë fashon mbasi rrëshqasin mbi sipërfaqen e lëmuar.
Kosto: kostoja e materialit të përdorur është pothuajse zero mbasi mund të përdoren thasë plastik të ricikluar; modeste janë gjithashtu shpenzimet për vendosjen e tyre.
Disavantazhet: këto materiale mund të përdoren vetëm në levore me sipërfaqe shumë të sheshta; mikroklima e ngrohtë dhe e lagët që krijohet nën fasho ndryshon indet e lëvores.
Fasho me ngjites
Barrierat me ngjitës të instaluar kur vërehen erozionet e para në gjethe, mund të qëndrojnë për një kohe të gjatë. Ato janë efikase duke përdorur vetëm një aplikim në vit. Nga ana tjetër nuk është e nevojshme që levorja e bimës të jetë e lëmuar. Mjafton të përdoret një fasho me gjerësi 1 cm, por që rrethon gjithë trungun.
Veprimi: Insektet e rritura vërejnë pengesën dhe kthehen mbrapsht, shumë rrallë mbesin të ngjitura në barriera.
Kosto: Normalisht përdoret ngjitës për insektet, që ka një kosto të ulët; vendosja e tyre është më e shpejtë se aplikimi i fashava të tjera.
Disavantazhet: një sasi e tepërt e ngjitesit mbi lëvoren delikate të bimëve të reja mund të provokojnë fitotoksicitet; ngjitësi i përdorur mbi shkopinjtë mbajtës mund të thahet parakohe, duke krijuar kështu kushte për të kaluar insektet; mbi fashon me ngjitës ka mundesi të bien një numër i konsiderueshëm insektesh të dobishëm si sirfide, kocinelide dhe krizopa.
Fashot me lesh sintetik
Vitet e fundit është duke u përhapur përdorimi i fashove me lesh sintetik. Zakonisht përdoren fasho me gjerësi 15-20 cm.
Veprimi: insektet e rritura të hundëgjatit paraqesin vështirësi për të lëvizur mbi materiale të tilla dhe në këtë mënyrë fashoja transformohet si një kurth i vërtetë ku insektet ngelin të ngatërruara në fibrat sintetike.
Kosto: materiali ka një kosto të pranueshme dhe shpenzimet për tu vendosur janë si ato për fashot plastike.
Disavantazhet: përdorimi i këtyre materiale deri tani nuk ka paraqitur ndonjë disavantazh.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?
Lexo më shumë
Cilat janë masat e kontrollit?
Lexo më shumë
Është sëmundje e përhapur në ullishtet tona e lidhur ngushtë me ecurinë klimatike
Lexo më shumë
Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit
Lexo më shumë