TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QEPËS ME QEPUJKË NË FUSHË TË HAPUR




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Qepa, është bima më e rëndësishme e familjes qepore dhe nga më të përhapurat ndër bimët perimore. Qepa i përshtatet të gjithë kushteve klimatiko-tokësore dhe për këtë, kjo bimë kultivohet kudo në vendin tonë.

Përse qepa ka gjetur përhapje në vendin tonë?

Kjo sepse:

  • Kjo bimë ka gjetur një përhapje dhe një përdorim të gjerë në guzhinën tonë.
  • Konsumohet si gjellë, sallatë dhe si e freskët.
  • Qepa është perime që shfrytëzohet në mjekësinë popullore si bar për të mjekuar plagët e ndryshme.
  • Vendi ynë ka kushte të përshtatshme për kultivimin e qepës, prandaj mbillet në të gjitha zonat.

Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?

Qepa, duke qenë një bimë e klimës së ftohtë dhe kërkesat për klimë janë të pakta.

  • Temperatura minimale e mbirjes është 2°-5°C 
  • Kultivarët djegës i qëndrojnë temperaturave të ulëta deri -6°-7°C
  • Kultivarët gjysmëdjegës dhe të ëmbël i qëndrojnë temperaturave të ulëta deri -3°-4°C
  • Temperatura optimale e rritjes është 20°C.

Në cilat toka shkon më mirë qepa?

Qepa shkon më mirë në tokat me përbërje mekanike të lehtë dhe të mesme, të thella, të shkrifta, të ajrosura mirë dhe me strukturë.

Mund të mbillet edhe në toka të rënda, por paraprakisht duhet të plehërohen mirë me pleh organik dhe të përgatiten mirë gjatë punimit.

Kujdes! Duhet patur parasysh se qepa nuk duron tokat bazike dhe ato me aciditet të tepruar.

Në këto toka, bima e qepës rritet e zhvillohet me vështirësi. Toka duhet të ketë një pH rreth 6.5, të ketë mundësinë të rrihet nga erërat, mbasi në toka të ulëta dhe jo të ajrosura, ajo preket shumë nga vrugu.

Cilat nga parabimët i përshtaten më shumë qepës? 

Parabimët më të mira për qepën janë bostanoret, bishtajoret, kryqoret etj.

Qepa vetë është një parabimë shumë e përshtatshme për perimet e familjes kryqore, bostanore dhe bishtajore.

KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e qepës pas vetvetes por dhe pas bimëve të të njëjtës familje si (preshit, hudhrës etj.) si dhe patates, sepse preket nga vrugu dhe nematodët.

PËRGATITJA E TOKËS

Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e qepujkave? 

Punimi i tokës

Për të patur një shtrat të mirë të tokës ku do të mbillet qepa, fillimisht bëjmë punimin e parë qilizmë, herët në pranverë në thellësinë 35-40cm dhe para mbjelljes bëhet punimi i dytë në thellësinë 26-30 cm. Për një përgatitje të mirë të tokës, kryhen dhe punime të tjera si diskime, frezime e branime deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Sipërfaqja e tokës duhet të jetë sa më e rrafshët dhe e niveluar.

Kanalet kulluese dhe vaditëse

Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse, për të siguruar kullim të përsosur.

Plehërimi i tokës

Plehërimin bazë, e kryejmë gjatë punimeve të dyta. Për të patur rendiment të lartë të qepës, toka duhet plehëruar në mënyrë të baraspeshuar. Plehu organik që do të përdoret në plehërimin bazë duhet të jetë i kalbur mirë. 

Para punimit të dytë të tokës, duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike e potasike.

Sasia dhe raporti i plehërimit 

Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek qepa? 

Përdorimi i plehrave kimike bëhet në bazë të gjendjes së pjellorisë së tokës dhe të nevojave të bimës, duke ruajtur raportin azot, fosfor, potas (NPK) 1.5: 1: 2.3.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i qepës. 

Data e publikimit: 10/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GOJY BERRYT NË FUSHË TË HAPUR

Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?

Lexo më shumë

PROBLEMATIKA E AKUMULIMIT TË NITRATEVE NË PERIME

Një nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË PATATES VERORE

Patatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithrat sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese. Cilat janë tre rregullat për mbjelljen e patates në verë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë