Ecuria e dëmtuesit te pambukorja e ullirit




Si është ecuria  e dëmtuesit?

  • Pambukorja e ullirit është e përhapur kudo në vendin tonë.
  • Është dëmtues monofag prezent vetëm në ulli.
  • Insekti ka pjellori shumë të madhe.
  • Çdo femër vendos 250-1000 vezë.
  • Aktiviteti riprodhues ndërpritet në temperaturë 27°C dhe më të ulët se 12°C.
  • Zhvillon 3-4 brezni në vit, kur kushtet klimatike jane optimale (lagështi relative mbi 50 % dhe temperaturë mesatare 20-25°C).
  • Dimëron si insekt i rritur në pjesët e poshtme të degëzave ose të gjetheve.
  • Në pranverë, me fillimin e vegjetacionit, femra vendos vezë në degëzat e majave duke preferuar gjethet e reja që ndodhen në pjesën e sipërme.
  • Mbas 10 ditëve çelin larvat e reja, fillimisht kufizojnë aktivitetin e tyre ushqyes mbi të njëjtën degëzë ku janë vendosur dhe më vonë zhvendosen në degëza të tjera.
  • Gjatë thithjes së limfës ato lëshojnë nga gjendrat shumë fije dylli, që formojnë tufëza të buta të bardha, të cilat shplahen lehtësisht nga shiu dhe shpërbëhen nga era.
  • Breznia e pare zhvillohet në degëzat e reja, e dyta kryesisht në lulëri dhe në këtë rast vezët vendosen në sythet lulore akoma të pahapura. 
  • Mbas kësaj breznie vërehet një ngadalësim i aktivitetit për shkak të temperaturave të larta gjatë verës, për t’u riaktivizuar përsëri kur temperatura zbret nën 27°C, që koinçidon me rifillimin e vegjetacionit në fund të verës.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cili është dëmi dhe sistemi i kontrollit të dëmtuesit?

 

Data e publikimit: 22/05/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CERKOSPORA E ULLIRIT

Është sëmundje e përhapur në ullishtet tona e lidhur ngushtë me ecurinë klimatike

Lexo më shumë

Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit

Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit

Lexo më shumë

Cili është dëmi dhe kontrolli i Cerkosporës së ullirit?

Kliko këtu për më shumë!

Lexo më shumë

Menaxhimi i integruar i hundëgjatit (Otiorrhynchus cribricollis Gyll.)

Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues

Lexo më shumë