Si të parandaloni dhe të luftoni sëmundjet dhe dëmtuesit që prekin bimën e lakrës pranverore?




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

1. Pleshti i lakrës
Pleshti i lakrës (Phyllotreta spp.) është një nga dëmtuesit më të rrezikshëm të lakrës. Dëmet më të mëdha i shkakton kur bima ka formuar 6-8 gjethe. Ky dëmtues është më i dëmshëm në temperaturat e larta. 

Kontrolli tek pleshti i lakrës:

Luftimi tek pleshti i lakrës: Preparatet që përdoren janë: Fastac 10 SC, Decis EC-2,5, Karate 2,5 EC në dozat 40-45 gram për 100 litra ujë.

2. Flutura e lakrës (Pieris brassicae) 
Ky dëmtues shkakton vrima nëpër gjethet e lakrës duke cuar në dëmtimin e plotë të gjethes. 
Kontrolli tek flutura e lakrës: 

1)Përdorimi i rrjetës anti insekt; 

 2) Përdorimi i ferromonëve dhe letrave ngjitëse; 

3) Qarkullimi bujqësor.


Luftimi tek flutura e lakrës:  Sugjerohet përdorimi i këtyre insekticideve: 

1) Confidor - 0.07% (70ml për 100 litra ujë) dhe deri në 0.1% kur infeksioni është shumë i rëndë dhe 

2) Tepeki - në dozën 0.010 - 0.012% (10-12 ml për 100 litra ujë)

Kërmilli është një dëmtues i cili e shoqëron lakrën në cdo fazë të saj. Ne mund ta kontrollojmë këtë dëmtues duke mbajtur pastër serën, si brenda ashtu dhe jashtë. 
Luftimi: Në fazën e parë gjatë mbjelljes, vendosen preparatet e grupit moluskocid (Mesurol, Gastrotox), pranë bimës së lakrës, duke i shpërndarë ato në mënyrë uniforme. Është veçanërisht i efektshëm kur përdoret pas ujitjes.

Krimbi i lakrës 
Krimbi i Lakrës (Mamestra brassicae) është prezent në kërcell dhe kokën e lakrës. Ai e dëmton lakrën gjatë të gjithë ciklit të saj. 
Kontrolli: Duke qenë se krimbat vendosen rreth 10 cm nën sipërfaqjen e tokës, rekomandohet punimi i thellë i tokës, heqja e mbeturinave, dezinfektimi i tokës gjatë punimit.
Luftimi: Preparatet që të përdoren janë: Fastac 10 SC, Decis EC-2,5, Karate 2,5 EC në dozat 40-45gram për 100 litra ujë.

Hiri i lakrës (Erysiphe crucifearum) paraqet këto simptoma: 

  • Shtresë me ngjyrë të bardhë hiri e cila zakonisht përfshin pjesën e sipërme të gjethes;
  • Zverdhje e gjetheve;
  • Sipërfaqja asimiluese zvogëlohet;
  • Çrregullime fiziologjike;
  • Ulje e rendimentit.

Kontrolli i hirit tek lakra:

Vrugu i lakrës (Peronospora parasitica) është një sëmundje kërpudhore që prek bimën e lakrës. Ai prek bimët e të gjitha moshave, por është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës dhe për pasojë një prodhim më të ulët dhe një cilësi të dobët të frutave. Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra.  Vrugu zhvillohet me shpejtësi nga temperaturat 15-18°C gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35°C. Lagështia ajrore e favorizon shumë këtë sëmundje. Simptomat shfaqen 3-12 ditë mbas infeksionit në varësi të temperaturave dhe niveleve të lagështisë.

 Kontrolli: Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

  • eleminimi i lagështisë së tepër;
  • përdorimi i fungicideve me lëndë aktive fosetil alumini;
  • respektimi i distancave të mbjelljes në mënyrë që bima të ketë hapësirë të nevojshme nga bima në bimë;

Masat e luftimit:

  • Masat agroteknike: Mbjellja jo e dendur e fidanëve në lehë të ngrohta, rregullimi i lagështisë relative të ajrit dhe tokës, ajrimi etj.
  • Masat kimike: Spërkatja e fidanëve çdo javë me preparatet në bazë të bakrit, cinebit, duke ju shtuar materie ngjitëse kurse më vonë përdorimi i preparateve sistemike si metalaksil (Ridomil ), oksadiksil (Sandofan), Al-fosetil (Ridomil ), etj.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen e lakrës pranverore.

Data e publikimit: 19/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET AUTOKTONE TË SPECIT

Keni interes të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre? Kërkoni të njiheni me vlerat dhe rëndësinë e tyre për tregun rajonal?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QIQRËS

Cilat janë vlerat e qiqrës?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ROZMARINËS

Cilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?

Lexo më shumë

VARIETETET AUTOKTONE TË DOMATES

Jeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?

Lexo më shumë