REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Bimët e preshit preken nga disa sëmundje e dëmtues si ndryshku, fusarioza, vrugu, mozaiku, miza e qepës, tenja, nematoda etj, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës. Më të përhapurat për kulturën e preshit janë ndryshku dhe nematoda.
Pse përbëjnë problem sëmundjet?
Ndryshku
Sëmundja shfaqet në pranverë. Fillimisht shfaqet në gjethe, me njolla, me ngjyrë ndryshku të verdhë. Gjethet e prekura rëndë zverdhen dhe thahen. Këtë sëmundje e favorizojnë reshjet, plehërimi i njëanshëm azotik dhe mungesa e kaliumit.

REKOMANDIM! Të zbatohet me korrektësi qarkullimi bujqësor. Luftimi; trajtime me 1% lëng bordolez.
Nematoda
Prek kryesisht kërcellin, i cili merr ngjyrë të zbehtë dhe trashet. Gjethet përdridhen dhe trashen, baza e kërcellit deformohet, trashet e çahet, zbutet dhe kalbet. Bimët e prekura ndalojnë zhvillimin dhe mbeten të vogla.
Masat: Të zbatohet qarkullimi bujqësor 4-5 vjeçar; Të mos mbillet në toka të infektuara, të rënda e me lagështi;
Lufta kimike: Të përdoret në rast infeksionesh ACTILIC 0,15 - 0.2% me lëndë aktive pirimiphos –methyl. Kjo bën të mundur të luftojë dhe mizën.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen dhe Ruajtjen e Prodhimit të Preshit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Falemnderit për ndihmen në informata
-Naim