Cilat janë masat e kontrollit per kromën?




Në ngritjen e pemtoreve të reja duhet të mbahen parasysh të gjitha masat që kanë të bëjnë:

  • me pozicionin e parcelës, 
  • tipin e tokës, 
  • distancat e mbjelljes,
  • kultivarin dhe sistemin e kurorës. 

Plehërimi i pemëtores duhet të bëhet i ekuilibruar, sepse plehërimet e tepruara azotike rrisin ndjeshmërinë e mollës ndaj kromës. Duhet t'i jepet rëndësi aplikimit të produkteve plehëruese që rrisin rezistencën e bimëve ndaj faktorëve abiotik dhe biotik.

Kontrolli i barërave të këqija ndikon në zvogëlimin e lagështisë në pemishte e në mënyrë indirekte pengon infektimin e mollës.

Kontrolli kimik:

Kontrolli i kromës fillon me fryrjen e sythave (pmb me bazë bakri dhe pyrproxiphen+ vajra mineral për kontrollin e dëmtuesëve) dhe vazhdon gjatë vegjetacionit dhe rëndësi praktike kanë gjithashtu trajtimi në vjeshtë kur nis rënia e gjetheve dhe trajtimet dimërore.

Trajtimet gjatë fazës së parë mund të bëhen çdo 1-2 javë. Preferohen trajtimet preventive si fillim dhe kurative në vazhdimësi me fungicide si: Ditianon, Dithianon+ Pyraclostrobin;  Kresoxym-methyl; Fluxapyroxad; Fluxapyroxad+ Difeconazole; Difeconazole; Pyrimethanil; Dithianon+ Potassium phosphonates; PMB me bazë bakri etj. 

Këshillohet që  trajtimet “sandwich” me fungicide me efekt preventiv të realizohen në ditët përpara reshjeve të shiut dhe menjëhere pas reshjeve të realizohen trajtime me fungicide  kurative, kjo është në varësi të sasisë së shiut që mund të bjerë (zakonisht  mbi 1-2 mm). Trajtimet vazhdojnë për aq kohë sa ky patogjen është prezent. 

Data e publikimit: 03/10/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MENAXHIMI I BARËRAVE TË KËQIJA NË ULLISHTE

Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?

Lexo më shumë

Metodat e Kontrollit të Barërave të Këqija në Ullishte

Cilat janë masat e kontrollit?

Lexo më shumë

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë