Në varësi nga proceset dhe aktorët e përfshirë, Zinxhiri i Vlerës mund të jetë i ndryshëm.
Ferma shkurton zinxhirin e vlerës duke u shndërruar në prodhuese të perimeve të ndryshme të freskëta ose të përpunuara si dhe garanton konsumin brenda njësisë agro-turistike. Vlera e produktit shtohet brenda për brenda vetë njësisë prodhuese-përpunuese-konsumuese që është ferma agro-turistike. Një rast i tillë i zinxhirit të vlerës njihet edhe si kilometri “0”, pra produkti i prodhuar, përpunohet dhe konsumohet në zonë pa patur nevojën e transportit të mëtejshëm dhe kalimit nga njëri operator i hallkave të zinxhirit në një operator tjetër. Në zinxhirin e shkurtër një vlerë e konsiderueshme e fitimit qarkullon dhe mbetet brenda fermës agro-turistike.
Përgjatë zinxhirit të vlerës ndodh përmirësimi i produktit dhe procesit. Ky përmirësim nënkupton kryerjen e më shumë operacioneve dhe kryerjen e tyre me një cilësi më të lartë, duke rritur efiçencën e proceseve të prodhimit si dhe cilësisë së produktit e duke mundësuar përmbushjen e kërkesave të blerësve. Kështu ju si fermer i prodhimit të perimeve duke e mbjellë farën e kulturës perimore me makinë mbjellëse me precizion mundësoni mbjelljen në distancat e duhura , shkurton shpenzimet për sasinë e farës së mbjellë si dhe kursimin e shpenzimit për kryerjen e rrallimit të bimëve sipas distancave të kërkuara e si rrjedhojë, prodhimin e një produkti më cilësor.
Përgjatë zinxhirit të vlerës ndodh gjithashtu përmirësimi i funksioneve. Kështu në fermën tuaj duke prodhuar perime me përdorim më të vogël të preparateve kimike për kontrollin e sëmundjeve e dëmtuesëve ju keni përmirësuar sasinë, cilësinë, pastërtinë nga kontaminimet e mundshme të prodhimit dhe efiçencën e tij.
Ekonomia lineare është pjesë e një zinxhiri linear, ku burimet shfrytëzohen për të krijuar produkte që shndërrohen në mbeturina të pa përdorëshme. Produktet dhe materialet përgjithësisht nuk përdoren në potencialin e tyre të plotë duke lëvizur në të njëjtin drejtim nga lënda e parë në mbeturinë. Ekonomia lineare shoqërohet me degradim të burimeve natyrore. Rast i ekonomisë lineare janë degradimi i tokës nga mbi shfrytëzimi i saj, ose mbetjet bimore të pa larguara nga sipërfaqja e tokës pas mbarimit të ciklit bimor e të pa kompostuara duke eleminuar bazën dimëruese të shumë sëmundjeve e dëmtuesëve në fermën tuaj.
Ekonomia qarkulluese. Në ekonominë qarkulluese produkti mund të ndahet, të ripërdoret, të riparohet, të riciklohet për aq here sa është e mundur. Rast i tillë është për shembull kompostimi i mbetjeve bimore. Produkti i kompostimit, pra materiali i përpunuar që përftohet mund të riciklohet duke u përdorur si një burim organik për rritjen e pjellorisë së tokës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Zinxhiri i Vlerës është një koncept, pjesë e të cilit ju jeni përgjatë ushtrimit të një aktiviteti biznesi për të siguruar produkte ose shërbime duke mundësuar ofrimin e tyre për konsumatorin.
Lexo më shumëFara e prodhuar nga mbjelljet verore është me cilësi më të mira prodhuese dhe pa degjenerim.
Lexo më shumë