Aleksandër Jushi ka lindur në fshatin Tresh të Lezhës në vitin 1991, sot një familje e përbërë prej 6 anëtarësh (gjyshja, babai, nëna, motra dhe bashkëshortja e tij). Familjarët, që në fillimet e hershme janë marrë me biznes ku nga viti 1994 kanë ngritur një pikë përpunimi guri në fshatin Tresh bashkë me xhaxhanë. Nga viti 2000 u ndanë me xhaxhanë, të cilit i lanë vendin e punës në Tresh dhe janë angazhuar në Milot, për të qenë më afër lëndës së parë, ku sot kanë ngritur një biznes nga më të mëdhenjtë në veri për përpunimin e gurit me teknologji të re dhe ku vlen të përmenden punët që kanë bërë në këtë sektor si, në sheshin Skënderbej, në sheshin e Vlorës, vazo gurësh në aeroportin Nënë Tereza etj.
Vetë Aleksandri kreu studimet për arkitekturë. Sot, afër QTU ka studion e tij dhe një ekspozitë guri që menaxhohet nga bashkëshortja.
Në fillim të vitit 2018, Aleksandri mori me qera me të drejtë parablerje Hotelin e Gjuetisë, një ndër zonat më të bukura në Qytetin e Lezhës, por tepër i amortizuar. Pavarësisht se një start-up në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve, për shkak edhe se njihen dhe janë një familje me reputacion shumë të mirë në Lezhë, si njerëz shumë korrektë dhe shumë punëtorë, FED invest vendosi ta financojë me një kredi SME 2 për investimet e mëdha të nevojshme për rijetëzimin e kompleksit.
Menjëherë, pastroi dhe sistemoi gjithë sipërfaqen që zotëron përrreth hotelit (pastrim total, mbjellje bari, ndriçim etj), më pas bëri rikonstruksion çatinë dhe fasadën e jashtme, rikonstruksion total të restorantit dhe montim kuzhine moderne, hapjen e një salle për organizime të veçanta dhe rregullimin e dy vilave dhe është në fazë punimesh edhe për pjesën tjetër të hotelit.
Ka filluar punimet për rregullimin e pishinës dhe një salle konferencash dhe një sallë dasmash me fasadë xhami. Duke qenë se vjet ka punuar, jo me gjithë potencialin që ofron resorti, sërisht Aleksandri është shumë i kënaqur dhe prespektiva e tij është që çdo pjesë e këtij ambienti të bëhet aktive duke ofruar shërbime për klientë ditorë, organizime, mbledhje, takime, trajnime, pra të bëhet një ambient gjithëpërfshirës.
Në këtë sipërmarrje atij nuk i ka munguar mbështetja e vazhdueshme nga familja, pasi jetojnë sëbashku, dhe ky është një biznes familjar, ku punët koordinohen sipas nevojave që ka secili biznes i tyre.
I urojmë Aleksandrit dhe familjes së tij suksese dhe shpresojmë që të jetë shembull që të ndiqet edhe nga të tjerë pasi, pavarësisht se turizmi po përjeton një bum, nuk janë shfrytëzuar të gjitha potencialet e vendit.
Shpërndaj në rrjetet sociale: