Trajtimet me produkte të mbrojtjes së bimëve me bazë bakri




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Përdorimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve me bazë bakri në trajtimet dimërore ka vërtetuar që është një alternativë e suksesshme për kufizimin e potencialeve infektive për një numër të madh sëmundjesh.

Çfarë përmbajnë produktet me bazë bakri dhe si i kontrollojnë sëmundjet?

Produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB) me bazë bakri janë të gjitha ato produkte të cilët në përmbajtje të tyre kanë elementin kimik të bakrit (Cu) në kompozime të ndryshme (Sulfat i bakrit (CuSO4), Pasta bordoleze (Sulfat bakri përzier me kalcium Ca), Oksiklorur bakri, Hidroksid bakri etj.).

Të gjithë produktet me bazë bakri, përdoren si fungicide dhe baktericide në trajtime dimërore dhe sezonale, nё kontrollin e mjaft sëmundjeve kërpudhore nё kultura tё ndryshme bujqësore, si ullishte, pemë frutore, vreshta e agrume.

Në trajtime dimërore shërbejnë si kontrollues të fazave dimëruese të disa sëmundjeve kërpudhore (syri i palloit) dhe bakteriale (zjarrit bakterial (Erwinia amylovora), syri zogut (Clavibacter michiganensis subsp. michiganensis), tuberkulozi i ullirit (Pseudomonas savastanoi ppv. savastanoi), etj. 

Në trajtimet sezonale përdoren si fungicid kontakti dhe me veprim parambrojtës, të tipit multiside, duke penguar shumë enzima dhe duke ndikuar në stade të ndryshme të zhvillimit të patogjenit. 

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë se Cilët janë produktet me bazë bakri?

Data e publikimit: 23/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË FRUTIT TË DRAGOIT

Hylocereus ssp.

Lexo më shumë

“Praktikat e mira bujqësore të menaxhimit dhe kultivimit të perimeve në sera”

.

Lexo më shumë

KONTROLLI I VARROAS NE SEZONIN VEROR PËRMES TEKNIKAVE TË BLLOKIMIT ARTIFICIAL TË PJELLJES, KOMBINUAR ME TRAJTIMIN ME ACID OKSALIK ME PIKA

.

Lexo më shumë

ÇFARE DUHET BËRË PËR TA KONTROLLUAR ME EFIKASITETIN MAKSIMAL VARROAN

Lexo këtu për më shumë!

Lexo më shumë