Cilat janë sëmundjet më kritike që shfaqen tek lopët në laktacion?
Disa nga sëmundjet që prekin gjedhin janë trajtuar në kategoritë ku ato gjenerojnë ose janë më tipike. Kështu, sëmundjet metabolike (si: ethja e qumështit, ketozat, dhjamosja e mëlçisë, zhvendosja e mullëzës dhe mbajtja e placentës) i kemi trajtuar tek “Lopët në Tharje” nga trajtimi i të cilave ato origjinojnë; pneumonia dhe mastiti janë trajtuar tek “Lopët që Sapo Kanë Pjellë”; kontrolli i thundrave tek “Mëshqerrat”. Krahas këtyre sëmundjeve, për lopët në laktacion ju duhet ti kushtoni vëmendje edhe:
Acidoza
Çfarë është? Një sëmundje metabolike e cila shkakton prishje të ekuilibrit bazik të stomakut.
Cilat janë shenjat?

Përse shkaktohet? Kryesisht kur ju ndryshoni racionin ushqimor në mënyrë të menjëherëshme, kur përdorni sasi të mëdha silazhi në një racion të pa balancuar, kur ju i ofroni lopëve më shumë se 3 kg koncentratë në vakt për krerë.
Si parandalohet? Përdorni racione ushqimore të mirë balancuara, realizoni kalimin gradual nga njëri ushqim në tjetrin, përdorni burime përplotësuese me vitamina dhe minerale. Në raste të rënda përdorni serume nën përkujdesin e veterinerit.
Hemoglobinuria
Çfarë është? Sëmundje metabolike që shfaqet menjëherë dhe mund të shkaktojë ngordhjen e lopëve. Prek kryesisht lopët me prodhimtari të lartë, në periudhën pas pjelljes, nga java e dytë deri në të gjashtë.
Cilat janë shenjat?

Përse shkaktohet? Rezultat i mungesës së fosforit në racionet ushqimore.
Si parandalohet? Racione të balancuara dhe të pasura me fosfor si hime gruri e bërsi, si dhe me plotësimin me lëndë minerale. Menjëherë me shfaqjen e shenjave merrni kontakt me veterinerin e zonës dhe kërkoni një diagnostikim të hollësishëm të lopës. Veterineri i zonës mund të përdorë serume me përmbajtje fosfori si dhe kardiotonikë për rregullimin e ritmeve të zemrës.
Stresi nga vapa
Çfarë është?
Është ndryshimi që pëson lopa nën ndikimin e temperaturave të larta dhe lagështisë ajrore, duke humbur aftësinë për funksionin normal – prodhim dhe riprodhim.
Cilat janë shenjat? Rënie prodhimi deri në 50%, rritje të kthimeve në mbi 20%, përgjumje, frymëmarrje e vështirë (100-140/minutë), nxjerrje të gjuhës jashtë, anoreksi, djersitje.

Përse shkaktohet? Temperaturat e larta, mungesa e ujit, mungesa e qarkullimit të ajrit, mungesa e ajrit të freskët.
Si parandalohet? Ofrojini lopëve ujë të bollshëm, të pastër e të freskët si dhe ambjente të hijezuara dhe ventiluara siç duhet. Siguroni foragjere, silazh, kullota dhe bar të thatë me cilësi të lartë, drithra, burime mineralo-vitaminike si dhe produkte rihidratuese.
Gjuha Blu
Çfarë është? Sëmundje virale shkaktuar nga insektet, duke sjellë humbje të mëdha ekonomike për shkak të nivelit të lartë të ngordhjeve.
Cilat janë shenjat? Temperaturë e lartë 420C, rritje e shpeshtim i frymëmarrjes, vështirësi në lëvizje, hemorragji nga hundët dhe sytë; enjtje të buzëve, gojës dhe nofullave, shfaqe e pllakës hemorragjike në gjuhë me ngjyrë blu. Fekalet të forta ngjyrë kafe, rënie e qimeve, dobësim, çrregullime në riprodhim, e deri dhe ngordhje të lopës.

Përse shkaktohet? Favorizohet nga temperaturat e larta, lagështia si dhe era e fortë që bën përhapjen e virusit në zona të tjera përmes insekteve e veçanërisht mushkonjave.
Si parandalohet? Vëzhgoni kafshët në mënyrë të vazhdueshme, kufizoni lëvizjet e kafshëve të infektuara duke i izoluar dhe mjekuar ato. Nën mbikqyrjen e veterinerit bëni larje të gojës së lopës me solucion alkalin, ushqejini ato me llapa dhe përdorni medikamentet e rekomanduara.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Çështje të Tjera Menaxhimi të Lopëve të Qumështit
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.
Lexo më shumë
Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?
Lexo më shumë
Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumë
Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumë