REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Ngrohja e silazhit ndër të tjera nënkupton humbje të nivelit të energjisë në ushqim, për pasojë humbje ekonomike. Mbani parasysh se cilësia e lartë e silazhit, higjena dhe menaxhimi i duhur i ushqimit të gjithë së bashku përbëjnë faktorë që ndikojnë në uljen e prodhimit të nxehtësisë (djegies) së ushqimit. Silazhi i ngrohtë nuk ka të njëjtën vlerë ushqyese sikurse ai i ftohtë, për pasojë lopa nuk merr lëndën e duhur ushqyese.
Për më tepër, një racion ushqimor i pa balancuar sjell rënie të prodhimit dhe është përcaktues për shëndetin dhe riprodhimin e lopëve. Ndërkohë, rritja e nivelit të myqeve sjell rritje të rrezikut të lëndëve toksike. Në ruajtjen e silazhit nga ngrohja nën efektin e temperaturave të larta dhe pranisë së oksigjenit (situata këto që aktivizojnë mikroorganizmat dhe për pasojë prishjen e silazhit) ju rekomandojmë së pari t'i kushtoni vëmendje mënyrës së prerjes së silazhit: prisni sasinë që konsumohet brenda ditës; bëni prerje të drejta e të rregullta duke ekspozuar sipërfaqe sa më minimale në kontakt me ajrin. Një mënyrë tjetër është ajo e spërkatjes së sipërfaqes së ekspozuar me produkte me bazë acidi, të cilët mund të përdoren për të penguar zhvillimin e bakterieve dhe majasë.
Një tjetër masë që mund të ndërmerrni është dhe të ushqyerit e lopëve dy herë në ditë duke mundësuar kështu uljen e rrezikut të ngrohjes së ushqimit.
Cfarë mund të bëni me barin e dëmtuar?
Një nga mënyrat që rekomandohet është ajo e përdorimit të kripës së ashpër në brendësi të ballave të barit para ose në fillim të procesit të ngrohjes së barit duke parandaluar ose reduktuar krijimin e myqeve.
Mundësitë për rikuperim janë të pakta; përgjithësisht bari i dëmtuar nga ngrohja mund të përdoret për mbushjen e hapsirave; për shpërndarje në sipërfaqet e padokëve, për kompostim, etj.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cilët faktorë ndikojnë në ngrohjen (djegien) e barit të jonxhës dhe barit të livadhit?
Lexo më shumëCilat janë nivelet e rrezikshme të temperaturave dhe ndikimi i tyre mbi cilësinë e barit?
Lexo më shumë