Histori Suksesi -Bashkim Hatia




Ne duam të veçojmë një anëtar nga fshati Suk, i rrethit Fier. Bashkimi ka një marrëdhënie të ngushtë me FED invest që prej vitit 2009. Komunikon shpesh me Oficerin e Kredisë së zonës për të realizuar investimet e tij. Si fillim ai bleu 5 krerë lopë dhe rindërtoi serrën. Ai thotë se fillimi ishte i vështirë, nuk kishte shumë para për të ndërmarrë një aktivitet të mirëfillte, siç e kishte menduar, thjesht punonte tokën që mori pas viteve ‘90.  

Por, fati i buzëqeshi dhe guxoi të merrte një traktor për të punuar tokën. Kuptohet që nuk i kishte të gjitha paratë për t’a blerë njëherazi, por me mbështetjen financiare të FED invest u bë pronar i traktorit. Më të ardhurat e serrës dhe të qumështit sistemuan fermën përreth, nga e cila u bë e mundur ndërtimi i një serre më moderne. Sot, Bashkimi ka 3 dynym serrë për kultivimin e perimeve me ecuri shumë të mirë në të ardhura, si dhe një stallë me 15 krerë lopë. 

Ky anëtar e ka filluar aktivitetin e tij me shuma të vogla kredie dhe me rritjen e aktivitetit të tij është bërë e mundur të rritet edhe kërkesa për financime më të mëdha, duke realizuar një objektiv të qenësishëm që është formalizimi i aktivitetit të tij, pasi prodhimin e tregton tashmë si fermer me NIPT dhe shitjet mujore të qumështit i bën me fatura të rregullta pranë grumbulluesve të zonës. 

Data e publikimit: 15/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: