ABA Online në ndihmë të gjithë fermerëve vendas dhe të huaj.
Dashnor Oshafi është nga fshati Samaticë, Berat. Ai e ka filluar aktivitetin rreth vitit 2001-2002 ku punon me gjithë familjen. Sot, zotëron 1 hektarë serë dhe prej 1 viti e gjysmë ka filluar të grumbullojë dhe eksportojë në vende si Itali, Serbi dhe Kosovë. Ai ka krijuar një rrjet prej rreth 100 fermerësh me të cilët bashkëpunon që nga zgjedhja e varietetit të fidanit, trajtimit dhe deri te tregtimi i produkteve.
U njoh me Qendrën ABA nëpërmjet demonstrimeve praktike që organizon kjo qendër në terren. Në abaonline.al ai gjen çdo informacion të zinxhir të vlerës dhe i çmon ato si një ndihmë shumë të mirë për të rritur rendimentin si dhe të ardhurat.
“Publikimi i produkteve në tregun online në këtë platformë është risi për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri”.
Së fundmi, ka marrë edhe shërbimet e FED Invest, si fonde për kapital qarkullues për blerjen e perimeve nga fermerët me të cilët bashkëpunon.
Na gjeni në:
Platformën ABA Online: https://www.abaonline.al/
Instagram: https://www.instagram.com/abaonline.al/
Facebook: https://www.facebook.com/qendraabaonl...
Nëse jeni të interesuar për kredi dhe depozita aplikoni në https://www.fedinvest.al/
Shpërndaj në rrjetet sociale: