Fermerët e qumështit në mbarë botën janë vazhdimisht në kërkim të lopëve sa më fitimprurëse, për ti bërë ato pjesë të fermës së tyre. Kjo pasi lopa që i takon së ardhmes do të jetë ndryshe nga lopa që është menaxhuar në të kaluarën. Shumë prej jush e pranojnë tashmë se ju jeni më të aftë në mbarështimin e tufës, sesa keni qenë 10 vite më parë. Kjo ju ka sjellë një sukses të padiskutueshëm edhe në krijimin e një baze të shëndoshë gjenetike në fermë, përmes krijimit të remontit. Por, përmirësimi gjenetik është një proces i vazhdueshëm që e sjell fermën tuaj nga një nivel i caktuar drejt një niveli të përmirësuar. Ndaj, për të garantuar në fermë lopën që i përket së ardhmes mbani parasysh madhësinë që dëshironi të ketë tufa juaj në të ardhmen, tregun e qumështit dhe gjenetikën e dëshiruar për tufën tuaj.
Për rrjedhojë lindin natyrshëm pyetjet: Sa mëshqerra ju nevojiten në fermë për remont? Ku dhe kur është vlera më e mirë që mund të përfitoni nga viçat në tregun tuaj? Në këtë artikull do të gjeni rekomandimet e përgjithëshme mbi përllogaritjet për të siguruar numrin e duhur të mëshqerrave për remont. Gjithashtu, do të njiheni me udhëzimet mbi vendimet që duhet të ndërmerrni pasi të keni plotësuar nevojat e remontit duke përdorur mëshqerrat më të mira për këtë qëllim. Të tilla vendime lidhen me pjesën e mbetur të viçave që keni në dispozicion të cilët mund të ndërzehen për vlerën më të mirë të viçit në treg që rezulton nga ndërzimi.
Me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë në fermë, përmirësimin e gjenetikës dhe përcaktimin e remontit, ju do të aftësoheni për të kryer seleksionimin në fermë. Për një seleksionim sa më të suksesshëm ju rekomandojmë të:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Përllogaritjet për remont.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.
Lexo më shumëCilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?
Lexo më shumëNë ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.
Lexo më shumëÇfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?
Lexo më shumë