CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E GLADIOLËS?




Njollosja e Gladiolës nga Curvularia 

Shkaktari: Curvularia trifolii f. sp. Gladioli

Simptomat

  • Preken gjethet, kërcelli dhe petalet. 
  • Në fillim, shfaqen njolla ovale, të lehta në kafe të errët, shihen më shpesh në gjethe. Bëhen njolla ovale në rrethore, kafe me skaje të errëta dhe të rrethuara nga një aureolë e verdhë. 
  • Lezionet bëhen nekrotike me gjethe të thata dhe të vyshkura. 
  • Kërpudhat prodhojnë një masë të zezë, pluhur sporesh në qendër të njollës.

Menaxhimi

  • Qarkullime kulturale të gjata mbi 3 vjet, 
  • Ujitje dhe plehërim të balancuar, 
  • Kultivarët rezistentë, 
  • Mbledhja dhe eleminimi mbeturinave bimore të infektuara. 

Fuzariozat e gladiolës

Shkaktari:  Fusarium oxysporum f. sp. gladiola. 

Është një nga sëmundjet e  rrezikshme të gladiolës, ku prekjet mund të arrijnë deri në 50% të bimëve.

Simptomat

  • Simptomat me zverdhje graduale të gjetheve duke filluar nga maja, që pasohet me vyshkje. 
  • Bimët e prekura paraqesin një zvogëlim në rritje, dhe në fazat e para të zhvillimit, gjethet kthehen nga baza. 
  • Patogjeni prek rrënjët duke dhënë edhe zona  tharje (nekrotike). 
  • Sëmundja favorizohet nga temperaturat e larta të ajrit dhe tokës. 
  • Infeksionet e bulbeve fillojnë që në fushë. 
  • Bulbet e infektura shërbejnë si burim infeksioni për vitin e ardhshëm. 

Menaxhimi

  • Kultivarët rezistent,
  • Ujitje dhe plehërim i balancuar, 
  • Shmangia e plehërimeve të tepërta azotike, 
  • Trajtimi me nxehtësi i bulbeve (48ºC -52ºC gjatë 30-60 min). 
  • Përdorimi i produkteve plehëruese që nxisin rezistencën e bimës ndaj sëmundjeve.

Kalbëzimi i qafës së kërcellit dhe i bulbeve të Gladiolës.

Shkaktari: Stromatinia gladioli

Simptomat

  • Stromatinia gladioli shkakton kalbëzimin e thatë të bulbeve të gladiolës me lezione sipërfaqësore të vogla, të rrumbullakëta, kafe të kuqërremta me qendra kafe të errët në të zezë, që zakonisht shfaqen në pikën e ngjitjes së lëvores; 
  • Kalbëzimi i rrënjëve shoqërohet me praninë e skleroteve me ngjyrë të zezë, me nxirjen dhe me gërryerjen e rrënjëve. 
  • Kalbëzimi i qafës së rrënjës shoqërohet me nekrozë kafe e çelur që kthehet në kafe të errët dhe me praninë e skleroteve. 
  • Patogjeni transmetohet lehtë me anën e bulbeve të infektuar por, që në dukje janë të pastër. 
  • Qëndron gjatë në tokë.

Menaxhimi

  • Qarkullime kulturale të gjata mbi 3 vjet, 
  • Kultivarët rezistentë. 
  • Mbledhja dhe eleminimi mbeturinave bimore të infektuara. 
  • Ujitje dhe plehërim të balancuar. 
  • Trajtime me fungicide, Boscalid+ pyraclostrobin, Dinocap shoqëruar me produkte plehëruese që rrisin rezistencën e bimës ndaj faktorëve biotik dhe abiotik.
  • Boscalid+ pyrclostrobin, captan, etj. 

Data e publikimit: 04/12/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MENAXHIMI I SËMUNDJEVE NË BIMËT ZBUKURUESE BARISHTORE (BULBORE)

Bimët dekorative preken nga një sërë sëmundjesh dhe kontrolli i tyre është i një rëndësie të veçante për të garantuar mosprishjen e bukurisë së tyre

Lexo më shumë

MENAXHIMI I SËMUNDJEVE NË BIMËT ZBUKURUESE DRUNORE

Cilat janë sëmundjet kryesore që prekin bimën e mimozës?

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E PLEPIT (POPULUS)?

Sëmundja mund të prekë gjatë gjithë periudhës së vegjetacionit, gjethet,degët e padrunjëzuara, lulet.

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE QË PREKIN BIMËN E SELVISË?

Simptomat dhe menaxhimi i tyre

Lexo më shumë