Pse ka rëndësi patëllxhani si kulturë perimore? Sepse:
Cilat janë kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën?
Patëllxhani bën pjesë në bimët me origjinë nga vendet me klimë të ngrohtë kështu që kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësi-dashëse. Disa nga kërkesat termike më kryesore të kësaj bime janë:

Patëllxhani shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ai pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqyese. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike rano-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Tokat e drenazhuara shkojnë shumë mirë për patëllxhanin sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon më së miri në rritjen e shpejtë të bimëve, frutifikimin dhe rritjen e frutave.
Si parabimë, patëllxhani shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si grurit, misrit sepse tokën ato e lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifët. Gjithashtu, parabimë të mira për këtë bimë janë bishtajoret. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëve të familjes solanace), patëllxhani nuk duhet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Vetë patëllxhani është parabimë shumë e mirë, për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen solanace.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Përgatitjen e tokës për mbjelljen e fidanëve të patëllxhanit
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Pazia është një perime që kultivohet kryesisht për prodhim gjethesh dhe bishtash.
Lexo më shumë
Nespulla është shumë e pasur me ujë, fibra, minerale, vitamina si dhe acide organike. Mineralet që përmban e bëjnë këtë fryt shumë të çmuar. Elementët aktivë të nespullave përbëhen nga një pasuri e larmishme me Vitamina A, Vitamina B dhe C.
Lexo më shumë
Vendi ynë ka kushte shumë të mira klimatike e tokësore për rritjen dhe prodhimin e gështenjës. Gështenja mund të konsiderohet si “bimë bamirëse” për njeriun dhe faunën e egër.
Lexo më shumë
Cilat janë kërkesat e ruketës për klimën, tokën dhe parabimën ?
Lexo më shumë