Histori Suksesi - Amarildo Hamzallari




Vendosur në fshatin Kalivaç, në krahinën e Mokrës, Pogradec, Z. Amarildo Hamzallari është një nga blegtorët më të rinj dhe më punëtorë të zonës. Ai mbarështon të imta, kryesisht dhi për qumësht dhe është investuar për të zgjeruar dhe modernizuar aktivitetin në vazhdimësi. Në aktivitetin e përditshëm blegtoral, Amarildo ndihmohet edhe nga familja lidhur me administrimin e aktivitetit të tyre familjar.

Qumështi tregtohet kryesisht për konsum si dhe përpunim për baxho dhe ka kërkesë të lartë në treg. Përveçse kur bie dëborë, të imtat e familjes Hamzallari kryesisht dalin në kullotë dhe si rrjedhojë edhe cilësia e qumështit është e lartë dhe kërkesa edhe më e lartë.

Falë punës së tij, korrektesës dhe seriozitetit në punë, Amarildo gëzon respektin e gjithë zonës. Kjo është hera e parë qe FED invest financon Amarildon dhe bashkëpunimi sa vjen dhe forcohet. 

Nga prezantimi i ABA Online, Amarildo sot merr informacion të zgjeruar për aktivitetin e tij blegtoral. Përmes shfletimit të ABA Online, Amarildo u njoh edhe me Skemën e Mbështetjes me Inpute, ku aplikoi dhe përfitoi subvencionim me inpute blegtorale, kryesisht misër. 

Data e publikimit: 07/07/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: