REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Përse panxhari foragjer është një nga burimet që mund ta përdorni në racionet ushqimore për blegtorinë?
Panxhari foragjer përbën një nga kulturat me prodhimtari të lartë dhe karakterizohet nga një përqendrim i lartë sheqeri, energjie dhe fibrash, gjë që e bën atë një zëvendësues të drejtpërdrejtë të drithërave.
Përparësi të tjera të panxharit foragjer qëndrojnë në faktin se ai mund të përdoret në një sasi të konsiderueshme në racionin ushqimor, ruan cilësitë e qumështit kur realizohet një kalim gradual nga drithërat drejt panxharit foragjer si zëvendësues dhe ka vlerë ushqyese që përkthehet në nivel të lartë energjitik, në proteinë, si dhe ofron një porcion të mirë të fibrave. Bima e panxharit foragjer e mirë zhvilluar dhe mirë menaxhuar përmes gjetheve të saj, siguron një pjesë të konsiderueshme të proteinave dhe lëndëve minerale si kalciumi dhe fosfori, ndërsa vetë rrënja e panxharit përmban sheqerin, që siguron energjinë në të ushqyerit e blegtorisë.
Për vlerat e tij ushqyese panxhari ndikon gjithashtu në rritjen e prodhimit të qumështit.
Duke patur një përmbajtje të lartë lëngu, i përfshirë në racionet ushqimore, panxhari foragjer ndikon gjithashtu në përmirësimin e tretjes, si dhe asimilimin e barit të thatë, koncentratës dhe silazhit.
Një veti tjetër e rëndësishme e panxharit foragjer është edhe ajo e mundësisë për tu ruajtur dhe rezervuar përgjatë periudhës së dimrit, kur një pjesë e ushqimeve foragjere janë në mungesë.
Mbani parasysh se nga përllogaritjet e kostove të të gjithë ushqimeve për blegtorinë, me përjashtim të barit, panxhari foragjer përbën një nga burimet ushqimore më të lira të fermës, duke përbërë kështu një ushqim të mirë zëvendësues, e veçanërisht në kushtet aktuale të rritjes së ndjeshme të çmimit të drithërave në nivel global.
MËNYRA E PËRDORIMIT TË PANXHARIT FORAGJER NË RACIONET USHQIMORE
Panxhari foragjer është një kulturë e cila tretet lehtësisht nga kafshët. I servirur në racionet ushqimore të kafshëve, ai mund të përdoret i copëtuar ose i plotë, por ju këshillojmë që ju ta përdorni të copëtuar, me qëllim që të evitohen problemet e pengesave përgjatë ngrënies, si dhe ato të tretshmërisë.
Panxhari i copëtuar siguron jo vetëm rritje në prodhimtarinë e qumështit, por edhe një shtesë peshe të mirë tek gjedhi për mish. Duke qenë se rrënjët e panxharit sigurojnë një nivel të lartë energjie, por nivel të ulët proteinik dhe përbëjnë një zëvendësues të mirë të drithrave, ato mund të përdoren në racionin ushqimor të gjedhit të qumështit dhe mishit, në racionin ushqimor të të leshtave, lepujve si dhe derrave.
Panxhari foragjer përbën një ushqim të vlefshëm, veçanërisht në periudhën e dimrit. Gjethet e panxharit mund të konsumohen të freskëta gjatë periudhës së vjeljes, ose të thata gjatë periudhës së dimrit.
Rrënja e panxharit përdoret kryesisht në periudhën e dimrit, kur ushqimi i thatë përbën bazën e dietës ushqimore. Në këtë rast, panxhari plotëson njëherazi nevojat e kafshëve për vitamina dhe mikroelementë. Panxharin foragjer, ju rekomandojmë ta përdorni deri në 40% të nevojave ditore të kafshëve, duke e kombinuar atë me koncentratë, jonxhë të thatë, silazh si dhe shtesa vitaminike e minerale. Mbani parasysh që përzierja e panxharit në dietat ushqimore me kashtë dhe bar të thatë mundëson uljen e aciditetit në stomakun e kafshëve. Por kujdes, sasia ditore e konsumit të panxharit duhet të jetë në nivelet ndërmjet 10-20 kg në varësi kjo nga rraca, prodhimtaria dhe pasha trupore e kafshës.
Për një përllogaritje të përafërt të sipërfaqeve që ju nevojiten për plotësimin e nevojave të tufës suaj, në varësi nga prodhimi që sigurohet, përgjithësisht një hektar panxhar foragjer siguron ushqim për rreth 25-40 krerë lopë për një periudhë prej 70 ditë.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Kultivimin e Panxharit Foragjer.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë duhet mbajtur parasysh gjatë hyrjes së kafshëve, materialeve riprodhuese si dhe produkteve me origjinë shtazore në vendet e BE-së nga vendet jashtë tij.
Lexo më shumëPër mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, Parlamenti Europian dhe Këshilli kanë përgatitur rregulla uniform për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve nga efektet potenciale të këtyre mbetjeve.
Lexo më shumëKeni hasur në vështirësi për depozitimin e bimëve pasi është vjelur produkti në sera? Ju shqetëson prania e jashtëqitjeve të kafshëve të fermës të papërpunuara?
Lexo më shumëPothuajse çdo lëndë organike në parcelat e mbjella, në stalla, në kopshtet tuaja, në anë të rrugëve të fshatit, mund të jetë një burim i mirë lëndësh për kompostim.
Lexo më shumë