Gjithnjë e më shumë po ekspozohemi ndaj informacionit se ndryshimet klimatike përbëjnë një realitet me të cilin njerëzimi po përballet veçanërisht në dekadat e fundit. Në forma të ndryshme po përjetojmë ndikimet e këtyre ndryshimeve në jetën dhe aktivitetet tona të përditëshme. Padyshim aktiviteti human është faktori kryesor që ndikon në këto ndryshime duke përfshirë këtu përqendrimin e gazrave nga efekti serrë në atmosferë, shoqëruar kjo me rritjen e temperaturës mesatare që prej fillimit të revolucionit industrial, shtimin e rasteve të rrebesheve të furishëm e përmbytjeve. Gazi metan si dhe çlirimi i gazrave ndotës nga djegia e qymyrit dhe naftës, janë ndër faktorët kryesorë të ngrohjes globale. Rritja e temperaturës me mbi 1.1°C në nivel global po na ekspozon gjithnjë e më shumë ndaj valëve të të nxehtit, thatësirave, përmbytjeve, stuhive, uraganëve dhe zjarreve.
Ja disa fakte të bazuara mbi matjet ndër dekada:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi blegtorinë dhe masat për përballimin e tyre.
Shpërndaj në rrjetet sociale: