KORRJA DHE SHIRJA E FARËS SË TËRFILIT ALEKSANDRIN




Korrja dhe shirja është operacioni përmbyllës i prodhimit të farës. Kur 95—100% e kaptinave (quhen frutat e tërfilit) marrin ngjyrë kafe të mbyllur është koha më e përshtatshme e ndërhyrjes për korrjen dhe shirjen e farës.

Korrja dhe shirja mund të bëhet:

  • një herësh, korrje e shirje direkt me autokombajnë;
  • ose me dy faza, nënkupton kositjen, tharjen 2—3 ditë të masës dhe pastaj shirjen me kombajnë.

Korrja dhe shirja me autokombajnë ka avantazhe sepse:

  • ul shpenzimet;
  • mënjanon firot e mëdha;
  • kryhet për një kohë më të shkurtër duke mënjanuar dëmtimet nga kushtet e pafavorshme të motit.

Mbas korrjes dhe shirjes, fara thahet e pastrohet duke e sjellë atë në standardet e kërkuara me rreth 12-13% lagështi. Vëmendje e veçantë i kushtohet pastrimit të farës nga kuskuta ose siç quhet ndryshe dekuskutimit të farës. Pastrimi nga kuskuta realizohet me makineri të posaçme që quhet dekuskutator. Pas tharjes e pastrimit fara e tërfilit ambalazhohet në thasë dhe ruhet e magazinuar në vende të thata e të ajrosura. Kur parametrat kryesorë të teknologjisë zbatohen në kohë e cilësi rendimenti i farës së tërfilit aleksendrin është 5 – 8 kv/ha.

Rekomandime! Realizimi i rendimenteve të larta kushtëzohet nga:

  • Afati i mbjelljes: Rekomandohet në vjeshtë 15—30 tetor ose në pranverë herët 10—30 shkurt;
  • Plehërimi bazë:me superfosfat në dozën 150 kg/ha l.a ose 15 kg/dy l.a;
  • Kositja dhe lënia për farë: Kur mbillet herët në vjeshtë mund të bëhen dy kositje, por e fundit jo më vonë se 20—25 maj;
  • Korrja dhe shirja e parcelave të farës bëhet kur kaptinat marrin ngjyrë kafe të mbyllur.
  • Pastrimi dhe dekuskutimi i farës është kërkesë e domosdoshme për sigurimin e materialit faror cilësor.

Data e publikimit: 11/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË BURXHAKUT

Cilat janë kërkesat e burxhakut për klimën (temperaturë dhe lagështirë)?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KUTIVIMIT TË KOÇKULLËS

Kërkesat e koçkullës për klimën dhe tokën

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË ELBIT

Kërkesat e elbit për klimën dhe tokën

Lexo më shumë

KULTIVIMI I PANXHARIT FORAGJER

Për një kultivim të suksesshëm të panxharit foragjer ju rekomandojmë të mbani parasysh:

Lexo më shumë