Në vendin tonë kultivohet gjerësisht, por në sipërfaqe të vogla, kultivari “Kamza”, i cili karakterizohet nga prania e gjetheve lehtësisht të rrudhosura me ngjyrë metalike, bishta të gjatë dhe të gjerë, me ngjyrë të bardhë.
Gjithashtu mund të kultivohen me sukses edhe kultivarë të tjerë si “Lucullus”, “Fordhook Giant”, “Orea”, “Ampius”, “Candida”, etj.
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË PAZI, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Pazisë?
Pazia mund të kultivohet gjatë pranverës ose në periudhën vjeshtë-dimër. Mbjellja mund të bëhet:
Mbjellja me farë realizohet me dorë ose me mjete mekanike.
Mbjellja me fidanë është më e vështirë dhe me kosto të lartë. Ajo mund të zbatohet në sipërfaqe të vogla.
Në farishte përdoren 0.3-0.4 kg farë / 10 m2, sipërfaqe e mjaftueshme kjo për të mbjellë një dynym në fushë.
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Për të marrë prodhim në periudhën, nga fundi i tetorit, deri në fund të prillit apo fillimin e majit, fara mbillet në muajt mars-prill, në varësi të kushteve klimatike të zonës.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja me makinë bëhet me rreshta me largësi 30-45 cm larg njëri tjetrit dhe 15-20 cm midis bimëve në rresht, largësi që realizohet mbas rrallimit duke siguruar një dendësi 10-15 bimë për m2.
Për mbjellje nevojiten rreth 0.5-0.7 kg/dynym farë. Kur vjelja e pazisë bëhet e njëhershme, me kositje, dendësia e bimëve mund të jetë shumë më e lartë (70-100/m2) dhe sasia e farës që përdoret rritet deri në 2 kg/dynym.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për pazinë në fushë ?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme për pazinë janë:
Mund të kryhet me prashitje ose me trajtime kimike, para mbjelljes së farës, kur herbicidi duhet të përmbyset gjatë përgatitjes së tokës ose pas mbirjes, në fazën e tre gjetheve.

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E PAZISË NË FUSHË TË HAPUR?
Bimët e pazisë ashtu si dhe spinaqi preken nga disa sëmundje e dëmtues si Pythium ultimum, Rhizoctonia solani dhe Peronospora farinosa.
Midis dëmtuesve, përveç afideve mund të përmendim fluturat e natës, kërmijtë, si dhe mizën (Pegomya hyoscyami).
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit ?
Pythium Ultimum

Sëmundja zhvillohet në temperatura 12-20°C dhe shkakton kalbëzim të kërcellit dhe të gjetheve.
REKOMANDIM! Të zbatohet me korrektësi qarkullimi bujqësor.
Luftimi: trajtime me Aliete Flash(Fosetyl aluminium), Captan, Tiram, Iprodione etj.
Rhizoctonia Solani

Sëmundja zhvillohet në temperatura më të larta se 20°C Prek kryesisht qafën e kërcellit dhe rrënjët duke shkaktuar tharjen e plotë të bimëve.
Masat agroteknike janë: Qarkullimi bujqësor, kullimi i përsosur i tokës dhe eleminimi i mbeturinave nga sipërfaqja e tokës.,
Lufta kimike: Trajtimi me Tiofanat-metil, Signum(Boscalid+Pyraclostrobin) shoqëruar me Mevaxil(Metalaxyl).
Peronospora

Sëmundja mund të shkaktojë dëme në kushtet e lagështisë së lartë dhe temperaturë 8-18°C.
Masat agroteknike janë: Qarkullimi bujqësor, kullimi i përsosur i tokës dhe eleminimi i mbeturinave nga sipërfaqja e tokës.,
Kontrolli kimik: Trajtimi me preparate me bazë bakri ose me Ridomil(Metaloksil), Captan, Dakonil etj.
Afidet

Janë dëmtues që mund të shkaktojë dëme të mëdha në prodhimin e pazisë.
Masat agroteknike janë: Luftimi i barërave të këqija pasi bëhen bartës të afideve.
Kontrolli kimik: Trajtimi me imidacloprid, fluvalinate, deltometrina, piretrina natyrale ej.
Biologjikisht luftohen nga larvat e koçinelideve (Skymnus spp) dhe larvat e krizopes e sirfideve.
Miza (Pegomya hyoscyami)

Është dëmtues që shkakton dëmtime të tipit galeri mbi gjethet e pazisë.
Lufta kimike: Trajtimi me Deçis (Deltametrina), Cypermetrina etj.
VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË PAZISË

Pazia vilet duke mbledhur gjethet e saj atëherë kur ato të kenë arritur një lartësi 25-30 cm, pra, rreth 60 ditë mbas mbjelljes. Periudha e vjeljes zgjat:
Prodhimi mund të shkojë 30-50 kv/dyn.
Mbas vjeljes, gjethet bashkohen në tufa dhe sistemohen në arka me peshë 10-15 kg. Prodhimi mund të ruhet në frigorifer në temperaturën 0°C dhe 95-98 % lagështi ajrore, për një kohë prej 7-12 ditë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë