MENAXHIMI I BARËRAVE TË KËQIJA NË ULLISHTE




Kontrolli i barërave të këqija në ullishte është hallka më e rëndësishme për të garantuar një shëndet të bimës dhe një prodhim cilësor.

Si menaxhohen barërat e këqija në ullishte?

Koncepti i biodiversitetit eshte baza për një kultivimi me impakte te ulta mjedisore dhe prandaj nuk eshte korrekte te flitet për nje luftim te "barërave te kēqija" por është më e këshillushme të flitet për një menaxhim të florës spontane. Qëllimi është që të arrihet një mentalitet “ekologjik" që të gjithë shërbimet të cilat bëhen gjatë një kultivimi potencialisht të krijojnë një ekuilibër natyral. Është e nevojshme që të ndryshohet koncepti i termit "luftë" i cili presupozon eliminimin absolut të disa specieve, me konceptin menaxhim të flores spontane, i cili nënkupton përdorimin e kombinuar të metodave të ndyshme agronomike, mekanike dhe biologjike për të ruajtur një ekuilibër të qëndrueshëm. Zakonisht prezenca e një flore spontane në kulturën e ullirit në nivele jo të larta rezulton e favorshme mbasi ajo paraqet disa efekte pozitive në agro-ekosistem si:

  • Tërheq entomofaunën e dobishme (parasitoide dhe predator)
  • Jep mundësinë të strehojë larva të ndryshme duke tërhequr në ketë mjedis zogj që ushqehen me insekte.
  • Janë indikator për karakteristikat fiziko-kimike të tokës.
  • Mund të influencojnë pozitivisht në strukturën e tokës.

Objektivi nuk është që të eliminohen nga ullishtet e kultivuara këto specie, por të mbahen në nivele të tilla që të mos shkaktojnë dëme të konsiderushme. Në bujqësinë organike, menaxhimi i florës spontane realizohet me anë të aplikimit të metodave të ndryshme të kontrollit të cilat marrin në konsideratë faktin qe është e nevojshme të reduktohet konkurenca në mes ullirit dhe specieve spontane por jo të eliminohet.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë masat e kontrollit?

Data e publikimit: 14/09/2026


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Metodat e Kontrollit të Barërave të Këqija në Ullishte

Cilat janë masat e kontrollit?

Lexo më shumë

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KALESË

Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.

Lexo më shumë