Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Midis formave të lëpjetës, tek ne dhe në vendet e pellgut të Mesdheut, më të përhapur janë:
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË LËPJETË, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Lëpjetës?
Lëpjeta mund të mbillet:
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Lëpjeta mund të mbillet:
Më të përshtatshme janë këto të dytat, sepse nga mbjelljet e pranverës merret prodhim në muajt e verës, kur kërkesat për lëpjetën janë të pakta dhe shpesh prodhimi është pa cilësi.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Mbjellja në fushë, bëhet në rreshta me largësi 40-45 cm dhe midis bimëve 25-30 cm, me dendësi 7-10 bimë/m². Kur mbjellja bëhet me farë, 8-10 ditë, pas mbirjes bëhet rrallimi i tyre. Farërat e lëpjetës mbijnë pas 7-12 ditë, duke marrë masa që vendi i mbjellë të mbahet i butë e i freskët, deri në mbirje të plotë. Thellësia e mbjelljes 3-5 cm. Sasia e farës së nevojshme është 1-1.5 gr/m².
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për lëpjetën në fushë?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme për lëpjetën janë:
Luftimi i barërave të këqija mund të kryhet me shkulje me dorë (në sipërfaqe të vogla) ose me prashitje duke filluar dy tre javë pas mbirjes së farës. Ngastra mund të shfrytëzohet për 3-5 vjet, prandaj ka rëndësi kryerja në kohë e cilësi e shërbimeve në veçanti e ujitjeve, plehërimeve dhe e prerjes së kërcejve lulorë.
CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E LËPJETËS NË FUSHË TË HAPUR?
Bimët e lëpjetës ashtu si dhe spinaqi preken nga disa sëmundje e dëmtues si Pythium ultimum, Rhizoctonia solani dhe Peronospora farinosa. Midis dëmtuesve, përveç afideve mund të përmendim fluturat e natës, kërmijtë, si dhe mizën (Pegomya hyoscyami).
Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit ?
Pythium Ultimum
Sëmundja zhvillohet në temperatura 12-20°C dhe shkakton kalbëzim të kërcellit dhe të gjetheve.
REKOMANDIM! Të zbatohet me korrektësi qarkullimi bujqësor.
Luftimi; trajtime me Aliete Flash(Fosetyl aluminium), Captan, Tiram, Iprodione etj
Rhizoctonia Solani
Sëmundja zhvillohet në temperatura më të larta se 20°C Prek kryesisht qafën e kërcellit dhe rrënjët duke shkaktuar tharjen e plotë të bimëve.
Masat agroteknike janë: Qarkullimi bujqësor, kullimi i përsosur i tokës dhe eleminimi i mbeturinave nga sipërfaqja e tokës.,
Lufta kimike: Trajtimi me Tiofanat-metil, Signum(Boscalid+Pyraclostrobin) shoqëruar me Mevaxil(Metalaxyl).
Peronospora
Sëmundja mund të shkaktojë dëme në kushtet e lagështisë së lartë dhe temperaturë 8-18°C.
Masat agroteknike janë: Qarkullimi bujqësor, kullimi i përsosur i tokës dhe eleminimi i mbeturinave nga sipërfaqja e tokës.,
Lufta kimike: Trajtimi me preparate me bazë bakri ose me Ridomil(Metaloksil), Captan, Dakonil etj.
Afidet
Janë dëmtues që mund të shkaktojë dëme të mëdha në prodhimin e lëpjetës.
Masat agroteknike janë: Luftimi i barërave të këqija pasi bëhen bartës të afideve.
Lufta kimike: Trajtimi me imidacloprid, fluvalinate, deltometrina, piretrina natyrale ej.
Biologjikisht luftohen nga larvat e koçinelideve (Skymnus spp) dhe larvat e krizopes e sirfideve.
Miza(Pegomya hyoscyami)
Është dëmtues që shkakton dëmtime të tipit galeri mbi gjethet e spinaqit.
Lufta kimike: Trajtimi me Deçis (Deltametrina), Cypermetrina etj.
VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË LËPJETËS
Vjelja e Lëpjetës kryhet në një hark kohor mjaft të gjerë, në varësi të karakteristiave të kultivarëve, periudhës dhe mjedisit të kultivimit. Vjelja e gjetheve fillon rreth 50-60 ditë pas mbjelljes. Ajo bëhet duar-duar, çdo 15-20 ditë, duke i këputur me dorë gjethet, kur ato kanë arritur pjekurinë. Një bimë lëpjete mund të formojë 20-30 gjethe në varësi të pjellorisë së tokës, periudhës së kultivimit dhe gjendjes së bimëve. Gjatë periudhës bimore mund të kryhen 4-6 duar vjelje.
Pas vjeljes gjethet lidhen në tufa me 10-15 copë dhe dërgohen në treg. Lëpjeta e vjelë mund të ruhet për 3-5 ditë në mjedise me temperaturë 3-5 °C dhe lagështi ajrore 90%. Prodhimi, në varësi të kultivarëve të përdorur dhe periudhës së kultivimit, mund të shkojë 12-15 kv/dyn në vitin e parë dhe 20-35 kv/dyn në vitet e tjera.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Jeni të interesuar të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumëKeni interes të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre? Kërkoni të njiheni me vlerat dhe rëndësinë e tyre për tregun rajonal?
Lexo më shumëCilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?
Lexo më shumë