VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË BAMJES




Vjelja e prodhimit të bamjes kryhet atëherë kur:

  • Kanë kaluar 40-60 ditë mbas mbirjes së farës kjo në varësi të hershmërisë së kultivarit dhe të kushteve klimatike, që përkon me gjysmën e dytë të qershorit në zonën e ngrohtë dhe fillimin e korrikut në zonën e ftohtë.
  • Vjelja kryhet disa ditë pas përfundimit të lulëzimit, kur frutat e bamjes kanë arritur mesatarisht 5-8 cm.
  • Vjelja bëhet sistematikisht çdo ditë ose një herë në dy ditë.
  • Vonesa në vjelje ndikon në përkeqësimin e cilësisë së prodhimit. 

Pse ndodh kjo ? Sepse frutat me moshë më të vjetër, zakonisht kanë përmbajtje më të madhe të fibrave dhe përqindjetë vogël të sheqerit. Frutat e vjela shtrohen në arka 3-5 kg, por mbasi të jenë pastruar më parë nga gjethet, frutat e kalbura dhe lëndët e huaja. Ruajtja e prodhimit të freskët mund të bëhet për jo më shumë se 3-4 ditë, ndërsa në mjedise me klimë të kontrolluar, në temperaturën 3-5°C dhe lagështi relative të ajrit 95 % për 15-20 ditë dhe ngrirje për më shumë se 6-9 muaj. 

Data e publikimit: 30/06/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Jam fermer i ri . Kam inetres per kultivimin e kultures se bamjes . Dua qe ta kultivoj ne sere me olastmas . Jam ne Karbunar te Lushnjes . Ju lutem kam nevoje per ndihen Tuaj per asistence teknike me rekomandime . Ju faleminderit .

-SHPETIM AVDULI


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E BAMJES NË FUSHË TË HAPUR

Pse përbëjnë problem sëmundjet dhe dëmtuesit?

Lexo më shumë

Kultivarët, Mbjellja Dhe Kultivimi I Bamjes Në Fushë Të Hapur

Cila është struktura varietore e rekomanduar për bamjen?

Lexo më shumë

PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E BAMJES NË FUSHË TË HAPUR

Toka duhet punuar në thellësinë 35-40cm.

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të Bamjes në fushë të hapur

Përse bamja ka gjetur përhapje në vendin tonë?

Lexo më shumë