Krasitja prodhuese është operacioni që kryhet në pemën e pjeshkës pas hyrjes së saj në prodhim. Nëpërmjet krasitjes prodhuese, krasitësi ndërhyn me qëllim që t'i siguroje bimës një korrelacion (ekuilibër) sa më të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.
Krasitja prodhuese në bimët e pjeshkës, si në të gjithë pemët e tjera, ndahet në:
Krasitja prodhuese dimërore

Këshilla për krasitjen tek pjeshka:
Krasitjet e gjelbra (verore) tek pjeshka

Është proces i domosdoshëm dhe duhet të aplikohet në të gjithë kultivarët, por veçanërisht në ato me rritje shumë të fuqishme. Kjo favorizon rritjen e cilësisë së frutave dhe ul ngarkesën e punës së krasitësit në dimër. Ndërhyrja në këtë periudhë konsiston në rrallimin e degëve të tepërta. Periudha më e këshillueshme është faza e rritjes intensive të frutave (madhësia sa e kokrrave të lajthisë). Realizohet me dorë ose me gërshërët e krasitjes. Në muajin Korrik mund të bëhet edhe një ndërhyrje e dytë.
Rrallimi i frutave
Rrallimi i frutave është operacioni më i rëndësishëm dhe ka qëllim përmirësimin e cilësisë së frutave. Gjithashtu rrallimi i frutave ndikon ndjeshëm ne krijimin e një raporti te drejtë në mes rritjes vegjetative të pemës dhe të frutifikimit të saj. Këshillohet që heqja e frutave të bëhet rreth 25-35 ditë pas lulëzimit. Madhësia e frutave duhet të jetë sa frutat e lajthisë. Rrallimet e mëvonshme nuk japin rezultatin e duhur.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek pjeshka
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Arsyeja pse kjo pemë duhet të kultivohet janë vlerat e saj shëndetësore. Mushmolla përmban proteina, karbohidrate, tanin, pektinë, acide organike dhe është e pasur me vitamina C dhe vitaminat e grupit B. Gjithashtu, ajo është burim i mirë i kaliumit, kalciumit, hekurit dhe magnezit.
Lexo më shumë
Disa nga shërbimet kryesore janë punimi i tokë, ujitja, plehërimi, krasitja, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, etj.
Lexo më shumë
Ndër shërbimet kryesore, tek kjo pemë, mund të përmendim:
Lexo më shumë
Përse është i rëndësishëm kontrolli i kësaj sëmundje që shkakton dëme të konsiderueshme?
Lexo më shumë