Lopët në Tharje




                                                                            REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Periudha e tharjes një fazë e rëndësishme gjatë ciklit të lopëve në laktacion!
Nëse lopëve nuk i siguroni tharjen dhe menaxhimin e duhur gjatë periudhës së tharjes, ato do të prodhojnë 25-30% më pak qumësht gjatë laktacionit pasardhës. Tharja në momentin e duhur dhe e mirë menaxhuar ju garanton një lopë të shëndetshme, prodhimtarinë e dëshiruar të qumështit dhe një riprodhim të suksesshëm

Gjiri në procesin e tharjes

Çfarë duhet të mbani parasysh gjatë përkujdesit për lopët në fazën e tharjes? 

  • Tharja: Në procesin e tharjes, siguroni mbylljen sa më të shpejtë të kanalit të qumështit, në të kundërt ju do të rrisni rrezikun e zhvillimit të mastitit.
  • Infeksionet në thitha. Kujdes! Dëmtimi i thithave dhe mjedisi i ndotur mundësojnë depërtimin e bakterieve dhe shfaqjen e infeksioneve.
  • Të ushqyerit. Siguroni një racion të balancuar ushqimor në përputhje me nevojat e kësaj faze, racion që ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve metabolike (të lidhura me të ushqyerit).
  • Sa zgjat periudha e tharjes? Zakonisht zgjat 60 ditë, por periudha më kritike është 3 javë ose 21 ditë para pjelljes.
  • Kontrolli i stresit nga vapa. Kontrolloni stresin nga vapa përmes hijëzimeve, ventilatorëve dhe spërkatësve me ujë të freskët, duke mundësuar kështu ruajtjen e prodhimit të qumështit në laktacionin pasardhës.  
  • Kontrolloni stresin social, mjedisor dhe metabolik. Kontrolloni stresin e lopëve përmes eleminimit të lëvizjeve të tyre të tepërta, sigurimit të hapsirës së duhur të kafshëve 9m²-11 m², si dhe hapsirës në grazhd prej 90 cm për çdo lopë barrëse. Mbani parasysh kontrolli i stresit nxit marrjen e ushqimit, rrit sistemin imunitar, shëndetin në përgjithësi si dhe prodhimtarinë pas pjelljes.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi të ushqyerit e Lopëve në Fazën e Tharjes.

Data e publikimit: 21/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

MELASA DHE RËNDËSIA E SAJ NË TË USHQYERIT E GJEDHIT

Ofrimi i melasës shërben shërben si një prej mundësive për plotësimin e këtyre mungesave duke mundësuar përmirësime në drejtime të ndryshme të aktivitetit të lopëve, të cilat sjellin si rezultat shtimin e sasisë së qumështit të prodhuar.

Lexo më shumë

PËRDORIMI I MELASËS

Cilat janë disa nga mënyrat e përzierjes së Melasës me drithërat që prodhoni vetë në fermë (ose blini nga ferma të tjera, ose furnizuesit e inputeve bujqësore)?

Lexo më shumë

STANDARDET MINIMALE TË NDËRTIMIT TË STALLAVE

Në ndërtimin e stallave mbani parasysh respektimin e normave bazë që lidhen me hapsirën e nevojshme sipas kategorisë së kafshëve, hapsirat për ushqim e ujë-pirje, për t'i siguruar atyre kushte të përshtatshme për prodhim e riprodhim si dhe mirëqenie të përgjithshme.

Lexo më shumë

LYTHAT OSE PAPILOMAT NË GJEDH

Çfarë janë lythat dhe si mund t'i parandalojmë?

Lexo më shumë