Rilka është një perime me origjinë aziatike që kultivohet për frutrrënjorin e saj. Është e pranishme pothuajse në të gjitha zonat e vendit tonë në sipërfaqe të vogla në nivelin e kopshteve familjare. Më shumë kultivohet në vendet me klimë të ngrohtë e deri në të freskët.
Përse rilka meriton të përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e rilkës për klimën, tokën dhe parabimën? Për rilkat klima e butë dhe e freskët është më përshtatshme për të siguruar prodhime me cilësi.
Kujtesë për kultivuesit e rilkës!
Hijezimi zvogëlon zmadhimin e frutrrënjorit, ndërsa dita e shkurtër (9 orë) favorizon rritjen e tij në krahasim me ditën 15 orëshe.
Në cilat toka shkon më mirë rilka?
Rilka në përgjithësi preferon toka me përbërje kokrrizore mesatare, me strukturë të mirë, të freskëta, por të kulluara mirë, të pasura me lëndë organike, me pH 5.5-6 për toka ranore dhe 6.5-7 për toka argjilo-ranore.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë rilkës?
Parabimë të mira për rilkën janë të gjithë bimët që e lënë tokën të pasur me lëndë ushqimore si rezultat i plehërimit me pleh organik.
KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e rilkës pas vetvehtes. Është mirë që të mos rikthehet në të njëjtën tokë për 2-3 vjet.
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e rilkës?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e rilkës duhet të kemi parasysh këto specifika:
Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve të rilkës. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 35-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të rilkës këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në kulturën paraardhëse. Në plehërimin bazë, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike dhe azotike.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek rilka ?
Kërkesat e rilkës ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta sepse është bimë me periudhë bimore shumë të shkurtër (21-55 ditë) dhe zakonisht mbillet pas kulturave të plehëruara mirë.
Për çdo 100 kg prodhim të freskët, bimët e rilkës tërheqin nga toka rreth 0.3 kg azot (N), 0.1 kg fosfor (P2O5) dhe 0.3 kg potas (K2O) me një raport midis tyre 1:0.3:1.
Për të siguruar një rendiment 15-20 kv/dyn, duhet të plotësohen nevojat si më poshtë: 6-8 kg/ha N, 7-8 kg/ha P2O5 dhe 6-10 kg/ha K2O.
Bimët e rilkës tërheqin nga toka këto sasi elementësh ushqyes:
Në pjesë të bimës | Bimët e rilkës tërheqin, kg/dyn | ||||
Azot (N) | Fosfor (P2O5) | Potas (K2O) | Kalcium (CaO) | Magnez (MgO) | |
Gjethe | 2.8 | 1.1 | 2.8 | 3.8 | 0.2 |
Frutrrënjor | 2.0 | 1.4 | 5.8 | 0.8 | 0.2 |
Gjithsej | 4. | 2.5 | 8.6 | 4.6 | 0.4 |
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjelljen dhe kultivimin e rilkës.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Përse ka rëndësi përhapja e Gojy berry në vendin tonë ?
Lexo më shumëNjë nga faktorët që çon në uljen e cilësisë së prodhimit bimor, është edhe abuzimi me përdorimin e tepërt të plehrave kimike dhe kryesisht ato azotike. Ndër kulturat më të ndjeshme në këtë drejtim, janë perimet e sidomos ato gjethore.
Lexo më shumëPatatja është parabimë shumë e mirë për të gjitha kulturat bujqësore, sidomos për drithrat sepse e le tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqyese. Cilat janë tre rregullat për mbjelljen e patates në verë?
Lexo më shumëSpinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumë