NJIHUNI ME HISTORINË E SUKSESIT TË Z. Luan Piroli




“ABA Online më mundëson kontakt të vazhdueshëm me ekspertët.”

Gjatë takimit me z. Luan Piroli realizuam edhe një udhetim në kohë lidhur me sektorin e bujqesisë për gjithë rajonin e Kurbinit, kulturat autoktone, të mbjellat e hershme dhe kultivimin e tokës me ardhjen e demokracisë. Z. Luan mësoi për ABA Online nga një officer kredie në FED invest. Pas interesimit në faqen online, gjithashtu shkarkoi edhe aplikacionin ABA Online, për të marrë të gjitha shërbimet në kohë reale dhe për të mos humbur asnjë njoftim.

ABA Online me mundëson kontakt të vazhdueshëm me ekspertet. Shpesh herë gjej informacion vërtet të dobishëm për pemët frutore. Informacioni për ullinjtë është me interes gjithashtu”, shprehet z. Luan.

Pastaj vizituam parcelat e mbjella të zonës dhe u ndalëm tek ullishtja e z. Luan. “Janë plot 900 rrenjë në këtë parcelë”, krenohej Luani. “Kam varietetin e ullirit për konsum, si dhe varietetin e ullirit për vaj. Merrem vetë me sigurimin e fidanëve, mbjelljen, plehërimin, spërkatjen si dhe tregtimin. Gjatë sezonalitetit të vjeljes punësoj edhe të tjerë. Edhe pse kam të gjithë makineritë dhe rrjetat për vjeljen, prapë i qendroj gjithë procesit të vjeljes në kokë. Vjelja e ullirit për konsum tavoline do një përkushtim të veçantë”, tregon z. Luani plot pasion. 

Teksa tregon për plehërimin organik dhe sasitë e nevojshme i përngjan një agronomi autodidakt, i cili shikon në çdo proces pune, detaje të parëndësishme për një fermer të zakonshëm. 

Z. Luan gjithashtu na tregoi pemishten me 200 rrenjë mollë, 500 rrenjë arra dhe 200 rrenjë kumbulla. Të gjithë prodhimin e shet në tregun vendas, dhe na tregon se pandemia e COVID-19 nuk ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e tij bujqësor. I urojmë z. Luan shumë suksese në punën e tij. 

Data e publikimit: 09/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: