Kale (Brassica oleracea var. acephala), është një perime e familjes së lakrave (Crucifere) ku bën pjesë dhe lakra, lulelakra, brokoli, kolërabi. Origjina e saj është Europa Perendimore, brigjet e Mesdheut. Kultivimi i saj daton që në Greqinë e Lashtë dhe Romën e Lashtë më shumë se 2000 vjet më parë. Sot kale kultivohet gjerësisht në Europë, Amerikën e Veriut dhe shumë vende të tjera. Në kushtet e Shqipërisë, sidomos në Ultësirën Perendimore, lakra kale mund të kultivohet me sukses në fushë të hapur gjatë vjeshtës, dimrit dhe pranverës. Ajo i reziston mirë temperaturave të ulëta, madje shija përmirësohet pas ngricave të lehta.
Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?
Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e kalesë për klimën, tokën dhe parabimën ?
Kale, është bimë e klimës së freskët. Temperatura optimale, për zhvillimin normal dhe rritjen optimale.të saj është 15-20°C. Temperaturat e ulëta i përballon shumë mirë. Disa variatete durojnë deri në -10°C. Ngricat e lehta zakonisht nuk e dëmtojnë, përkundrazi gjethet bëhen më të ëmbla sepse bima shndërron një pjesë të niseshtesë në sheqerna. Temperaturat e larta mbi 28-30°C ngadalësojnë rritjen, gjethet bëhen më të forta dhe mund të marrin shije më të hidhur.
Në cilat toka shkon më mirë kale?
Kale kultivohet me sukses në toka të thella, pjellore me kullim të mirë, të pasura me lëndë organike me pH 6.2-7.2. Duhen shmangur tokat ku vitin e kaluar dhe për 3-4 vjet janë kultivuar lakra, lulelakra ose brokoli.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë kalesë ?
Parabimë shumë të mira për kalenë janë bishtajoret, patatja, qepa, hudhra, gruri dhe drithrat e tjera. Parabimët që duhen shmangur janë bimët e familjes së lakrave duke përfshirë dhe rrepat.
KUJDES! Është mirë të shmanget kultivimi pas vetvetes, sidomos në toka të varfëra me lëndë organike.
Një skemë shumë e mirë do të ishte:
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e kalesë ?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e kalesë duhet të kemi parasysh këto specifika të saj;
Punimi i tokës 25-30 cm është mirë të kryhet në vjeshtë. Pas tij, në pranverë, kryhen punime përgatitore, duke bërë të mundur përmbysjen e barërave të këqija. Mund të kryhen dhe trajtime kimike për luftimin e tyre.
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse
Kale, ka nevojë për plehërim bazë para mbjelljes, një sasi 30-40 kv/dy pleh organik, 5-6 kg/dy P2O5 dhe 2-2.5 K2O. Pra hidhen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek kale ?
Për të prodhuar 10 kv/dyn, bimët e kalese, tërheqin nga toka, azot (N) 3-4 kg lëndë aktive; fosfor (P2O5)-1.-1.5 kg lëndë aktive; potas (K2O)– 4-6 kg, ose teorikisht me plehra kimike afërsisht 3.5 kgN=7.6 kg ure 46%, 1.5 kg P2O5=2.7kg DAP dhe 5 kg K2O=8.3 kg sulfat potasi. Një skemë plehërimi për kalenë për të marrë 10 kv/dy në një tokë pa kryer analizat, duhen përdorur 20-30 kv pleh organik, 20-25 kg DAP dhe 15-20 kg sulfat potasi. Të përzihen mirë me tokën.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i kalesë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.
Lexo më shumë
Zbulo varietetet autoktone të Fasules
Lexo më shumë
Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës
Lexo më shumë