Duke qenë se prodhimi organik i ullirit kërkon mjaft njohuri të mira për biologjinë e bimës, më poshtë do të trajtojmë në mënyrë të përmbledhur disa çështje të biologjisë së kësaj bime.
Zona e ullirit përfshin të gjithë pjesën perëndimore nga Saranda deri në Shkodër, si edhe gati 100 km në brendësi, veçanërisht në Tiranë, Krujë apo Mallakastër.
Bima e ullirit në bazë të kushteve klimatike dhe në përputhje me kërkesat biologjike, është ndarë në katër nënzona me këto veçori:
Nënzona jonike përfshin zonën Sarandë, Vlorë, pjesën më të ngrohtë të vendit me 300 ditë temperatura mbi 10°C. Në këtë zonë janë përshtatur rreth 30% e kultivarëve të vendit.
Nënzona Adriatike përfshin bregdetin Vlorë - Krujë të ndikuar nga deti Adriatik. Kjo zonë ka 15-30 ditë me ngrica në vit që nuk arrijnë t'i dëmtojnë 32% të kultivarëve të vendit që gjenden atje.
Nënzona paraadriatike përbëhet kryesisht nga kodra në brendësi të vendit, nga Tepelena në Tiranë, si edhe Lezhë e Shkodër. Klima është më e ftohtë, herë pas here ka reshje dëbore. Temperaturat minimale dhe mesatare shkojnë nga 5 në 7°C. Në lartësitë 300-400 m mbi nivelin e detit, ndodhin dëmtime nga ngricat. Në këtë nënzonë takohen 37% e kultivarëve të vendit.
Nënzona e brendëshme, në të cilën kultivimi i ullirit është i përqëndruar në disa mikrozona të favorshme klimatike.
Klasifikimi ekogjeografik i ullirit e pozicionon Shqipërinë ndër vendet me klime më të favorshme për biologjinë e ullirit. Në disa zona ku ulliri kultivohet ndjen shqetësime fiziologjike si në Lezhë, Shkodër, Përmet, Skrapar etj., ose siç quhen zona me klimë ekstreme për biologjinë e ullirit. Këto zona karakterizohen nga temperatura minimale deri -10°C temperatura maksimale absolute deri 40°C dhe të shoqëruara me mungesën e reshjeve gjatë muajve të verës (vetëm 4.4% e shumës vjetore bie në verë).
Ulliri është relativisht rezistent ndaj thatësirës pasi gjethet kanë gojëza vetëm në sipërfaqen e poshtme dhe janë të vendosura pranë trikomeve si parzmore duke formuar një pengesë për largimin e ujit.
Gjethet zakonisht rrëzohen në pranverë kur ato janë 2 ose 3 vjeçare; gjethet e verdha në pranverë sinjalizojnë procesin e rrëzimit të gjetheve por ato mund të zbulojnë problem fiziologjike ose patologjike.
Stresi nga mungesa e ujit dhe lëndëve ushqyese gjatë zhvillimit lulor çon në rrëzimin masiv të luleve.
Çelja e luleve ndodh gjatë periudhës prill-maj ndërsa sythat lulore fillojnë të formohen në nëntor.
Forma dhe madhësia e frutit si dhe morfologjia ndryshon midis kultivarëve.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Duke ndarë me ju një përmbledhëse të tillë të situatave që hasin fermerë të ndyshëm me tufat e tyre, ju mund ti paraprini ngjarjeve në fermën tuaj dhe të jeni të përgatitur për t'i përballuar ato në kohë.
Lexo më shumëJeni të interesuar të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumëBimët dekorative preken nga një sërë sëmundjesh dhe kontrolli i tyre është i një rëndësie të veçante për të garantuar mosprishjen e bukurisë së tyre
Lexo më shumëSimptomat dhe menaxhimi i tyre
Lexo më shumë