Icerya purchasi (emri i zakonshëm: Breshkëza pambukore e agrumeve) është një insekt që ushqehet me më shumë se 80 familje bimësh drunore, më së shumti tek gjinia Citrus (Agrume), është e përhapur në mbarë botën ku rriten agrumet.
Pse duhen mbrojtur Agrumet nga Breshkëza pambukore?

Icerya purchasi nxjerr sasi të konsiderueshme të lëngut bimorë nga bima pritëse. Dëmi shkaktohet kryesisht nga paksimi i lëngjeve; lastarët thahen, ndodh zhveshja dhe degët ose pemët e tëra mund të thahen. Melatat e ekskretuara nga breshkëza mbulon gjethet, duke rezultuar në rritjen e mykut të blozës, e cila bllokon dritën dhe ajrin nga gjethet dhe organet e tjera.
Insekti i rritur është hermafrodit dhe është në formë ovale, kafe e kuqërremtë me qime të zeza, 5 mm e gjatë. Kur arrin pjekurinë, insekti është i palëvizshëm, ngjitet me bimën me sekrecione dylli dhe prodhon një shtresë të bardhë në brazda, me anë të nxjerrjes, në trup, e cila mbështjell qindra vezë të kuqe.
Vezët: Qesja e vezës do të rritet dy deri në tre herë më e gjatë se trupi. Vezët janë me ngjyrë të kuqe ovale, nga të cilat do të dalin larvat e moshës së parë.

Larvat e breshkëzës pambukore menjëherë pas çeljes kanë një periudhë të shkurtër që lëvizin në stadet e më vonshme fiksohen në fillim janë me ngjyrë të kuqerremtë me pak push të bardhë por që ndryshon sipas stadeve larvare.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë se çfarë organi të bimës dëmton Breshkëza pambukore?
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Është sëmundje e përhapur në ullishtet tona e lidhur ngushtë me ecurinë klimatike
Lexo më shumë
Ecuria biologjike dhe simptomat e Cerkosporës së ullirit
Lexo më shumë
Kliko këtu për më shumë!
Lexo më shumë
Zbulo se si të njohësh këtë dëmtues
Lexo më shumë