Dje më datë 19 maj, 2021, SH.K.K. FED invest, KASH – Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Nucleus Albania organizuan një takim online për të prezantuar dhe diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në kuadrin e Qendrës ABA - Agro Bisnes Asistencë. Ky takim u nderua me pjesëmarrjen e Znj. Milva Ekonomi, Ministre e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural.
FED invest është institucioni i parë i mikrofinancës ne Shqiperi, që i ka fillesat e tij që në vitin 1992. Ai sot numëron mbi 75 mijë anëtarë, me një kontribut 30 vjecar që arrin një total prej 160 mijë kredish, te cilat i korrespondojnë gjysëm miliardi Euro të injektuara në ekonomi.
Qendra ABA dhe platforma abaonline.al është realizuar në kuadrin e Projektit FiAS, pas një bashkëpunimi trevjecar ndërmjet Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar JICA, Qeverisë Shqiptare dhe FED invest. Qendra ABA shërben si një pikë lidhëse informacioni, njohurish dhe zhvillimi kapacitetesh, aksesi në treg në përmbushje të nevojave të fermerëve shqiptarë për zhvillimin e biznesit të tyre, si dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare. Çdo fermer shqiptar mund të aksesojë platformën abaonline.al nëpërmjet internetit ose aplikacionit të dedikuar për telefonat celularë.
Qendra ABA sjell shërbime jo-financiare për fermerët lidhur me teknologjitë e prodhimit, çmimet e tregut dhe edukimin financiar, por funksionon edhe si një platformë dinamike dhe interaktive, ku të gjithë anëtarët mund të diskutojnë, promovojnë shitjen e produkteve të tyre, mund të kërkojnë ekspertizë dhe të krijojnë lidhje biznesi mbi bazën e tregut online. Të gjitha këto shërbime janë pa kosto për fermerët.
Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, FED invest, KASH, Nucleus Albania dhe Qendrës ABA.
Znj. Ekonomi vlerësoi iniciativën për krijimin e Qendrës ABA dhe platformës ABA Online, duke vënë theksin mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe krijimit të sinergjive midis të gjithë aktorëve potencialë në fushën e bujqësisë.
Znj. Zana Konini, Kryetarja e Keshillit Drejtues të FED invest, vuri në dukje risitë që FED invest dhe Qendra ABA sjellin në zhvillimin dhe digjitalizimin e bujqësisë shqiptare.
Z. Agim Rrapaj, Presidenti i KASH, vlerësoi punën e bëre në platformën ABA Online dhe sugjeroi përfshirjen në platformë të informacionit mbi pikat e grumbullimit, bimët medicinale dhe mekanikën bujqësore, për të nxitur tregtimin online.
Në përfundim të diskutimeve, pjesëmarrësit jo vetëm vlerësuan takimin, por edhe u dakortësuan për koordinimin e hapave vijues.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Shum interesante!Suksese uroj te jete projekt afagjate!
-Erind
Përshëndetje! Bashkëpunimi është një gjë e mirë , pasi ndërgjësohen fermerët dhe u vihet më pranë problemeve e nevojave që kanë.
-Josif