Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët dhe hibridet e lakrës kineze më të përshtatshëm, për kultivim në vendet e mesdheut dhe tek ne janë:
F1”, “Neon F1”, “Monako F1”, “Optiko “Hong Kong F1”, ”Spectrum F1”, “Kingdom-65 F1”etj.
“Granado F1”, “Bilko F1”, “Granaat F1”, “Hopkin F1”, “T-651 F1”, etj.
“Michihili F1”, ”Nagaoka late F1””Banko F1”, “Ëinter giant F1”, etj.
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË LAKËR KINEZE, DUHET TË KETË PARASYSH KËTO VEÇORI TË SAJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Lakrës kineze ?
Lakra kineze mund të mbillet:
Fidanёt pёrgatiten nё vllaja tradicionale ose nё tava polisteroli.
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Mbjellja e lakrës kineze me fidanë, në zonën me klimë më të butë, bëhet në disa duar.
Në zonat e ftohta mund të kultivohet me sukses edhe gjatë periudhës verë-vjeshtë.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes ?
Mbjellja në fushë, bëhet në rreshta me largësi 40-60 cm dhe midis bimëve 30-40 cm, me dendësi 7-8 bimë/m2.
Dendësia më e madhe mund të realizohet për kultivarët që formojnë “kokë” cilindrike të cilët zhvillojnë masë bimore më të vogël si “Granado F1”.
Mbjellja bëhet me dorë (në sipërfaqe të vogla ose me makinë mbjellëse fidanash.
Një ose dy ditë para mbjelljes, bëhet paraujitja e ngastrës duke futur ujin në brazda. Një masë e tillë ndikon pozitivisht në koefiçientin e zënies së fidanëve. Mbjellja e fidanëve këshillohet të bëhet herët në mëngjes ose pasdite vonë, në orët më pak të nxehta të ditës. Menjëherë pas mbjelljes kryhet përsëri ujitja për të siguruar zënie sa më të mirë të fidanëve.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për lakrën kineze në fushë ?
Shërbimet agroteknike më të rëndësishme për lakrën kineze janë:
Masë teknike me interes është “lidhja” në formë bohçe e gjetheve të bimës, për të nxitur rritjen e cilësisë së “kokave” dhe lehtësuar vjeljen e tyre, proces që kryhet kur janë formuar mirë rozeta bimore në formë “koke”, “cilindri” ose “bucele”. Zakonisht bëhen dy lidhje, që në mënyrë figurative e ndajnë në gjatësi “kokën” e lakrës në tri pjesë. Ky proces ndihmon në kompaktësimin dhe në zbardhjen e gjetheve të “kokës”, duke përmirësuar cilësinë e saj.
SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E LAKRËS KINEZE NË FUSHË TË HAPUR

Lakra kineze, gjatë gjithë periudhës së kultivimit, dëmtohet nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.
Pse përbëjnë problem sëmundjet?
Hernia e Lakrës

Është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e vështirë për t’u luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë.
Fuzarioza

Është një sëmundje që shkakton zverdhjen e gjetheve dhe pengon rritjen e bimëve. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm
Luftohet mirë me fungicid me bazë sulfat bakri cuproxat.
Vrugu

Gjatë periudhës së vjeshtës, kur temperaturat ulen dhe lagështia e ajrit rritet, bimët e lulelakrës mund të preken nga vrugu dhe alternaria, duke dëmtuar kryesisht gjethet. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm, por pa neglizhuar përdorimin e preparatit me bazë oxiklorur bakri, pasi ka dhe efekt parandalues.
Afidet

Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, lakra kineze mund të preket nga disa dëmtues sikurse janë afidet dhe flutura e natës.
Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik. Insekticidet biologjike me bazë Bacillus thuringensis, janë shumë të efektshme kundër larvave që dëmtojnë perimet e familjes kryqore.
VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË LAKRËS KINEZE

Vjelja e lakrës kineze në përputhje me karakteristikat e kultivarit dhe periudhën e mbjelljes, bëhet atëherë kur “koka” e saj të ketë arritur madhësinë, formën dhe kompaktësinë karakteristike të kultivarit.
Zakonisht vjelja bëhet 55-60 ditë, mbas mbjelljes në fushë për kultivarët e hershëm, 65-70 ditë, për kultivarët e mesëm dhe 75-80 ditë për kultivarët e vonshëm.
Vjelja kryhet me dorë. Pritet “koka” në nivelin e qafës së bimës, pastaj pastrohet nga gjethet e vjetra dhe amballazhohet.
Në varësi të karakteristikave të kultivarit, madhësinë e “kokës”, është 2-3 kg, gjatësi 25-50 cm dhe diametër 15-20 cm.
Lakra kineze dallohet për prodhimtari të lartë. Zakonisht merren 50-60 kv/dynym, ndërsa në disa hibride ai arrin edhe 80 kv/dynym.
“Kokat” e lakrës kineze mund të ruhen shumë mirë, për rreth 6-8 javë, në mjedise të ftohta, në qoftë se për këtë qëllim përdoren koka të pjekura, të pastra nga dherat dhe lagështia e të padëmtuara mekanikisht.
Temperatura e ruajtjes duhet të jetë rreth 0°C dhe lagështi ajrore 90-95%.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë