Histori Suksesi - Agron Ruko, Fier




Jam mbështetur financiarisht plot tetë herë nga FED invest! Një bashkëpunim serioz dhe shumë frytdhënës!”  

Takohemi me fermerin Agron Ruko, banor në fshatin Strum, të rrethit të Fierit. Falë punës dhe këmbënguljes së Agronit për zgjerimin e aktivitetit, kërkesat për financim sa vinin dhe rriteshin. FED invest i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Agronit për zgjerimin e aktivitetit, duke e mbështetur ndër vite plot tetë herë me kredi për investime në ngritjen e serrave. 

Sot Agroni është një ndër fermerët më të mëdhenj të zonës. Ai zotëron tetë dynym serra, në të cilat kultivon domate dhe speca, kryesisht me orientim eksportin. Si një fermer inovator që është, Agroni përdor bletë pjalmuese në serrë, ka ngritur një sistem ujitjeje me pika në të gjitha sipërfaqet e serrave dhe është i kujdesshem në përzgjedhjen e kultivareve, me qëllim nxjerrjen e një produkti cilësor dhe organik për tregun. Në këtë aktivitet, Agronin e ndihmon edhe djali i tij, Amarildo, i cili ka qënë pjesëmarrës në disa trajnime të organizuara nga Qendra ABA

Këto aktivitete na zgjerojnë njohuritë në përmiresimin e teknologjive të prodhimit në serra. Për shembull, tani përdorim plasmas cilësor për mbulimin e serrës, gjithashtu përdorim plasmas të bardhe edhe për mbulimin e rrënjëve në serrë, në mënyrë që reflektimi i djellit në bimë të jetë më i lartë’’, - tregon Agroni.

Për shkak të pandemisë, Agroni tregon se pati vështirësi në tregtimin e produkteve. “Mungesa e magazinimit frigoriferik, ulja e kërkesës në treg dhe mbyllja e pikave të grumbullimit nga pandemia më sollen humbje të konsiderueshme. Falenderojmë shumë FED invest që ishte pranë nesh në këtë kohë të vështirë duke na përfshirë në skemen e inputeve në të cilën përfituam inpute bujqësore deri në 40 000 lekë’, shprehet Agroni.

Pas 13 vitesh aktiviteti intensiv në bujqësi, Agroni është konsoliduar në prodhim, por kërkon të zgjerojë aktivitetin duke marrë me qera më shumë sipërfaqe toke për përdorim dhe ngritje serrash. I urojmë familjes Ruko shumë suksese në aktivitetin e tyre!

Data e publikimit: 25/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: