Event: 29/10/2026 - 11/11/2026
Tema: Përgatitjet për ngritjen e një sere të re
Data e aktivitetit: 29 Tetor 2026.
Ora: 10:00
Vendi: Shijak
Qëllimi: Nëpërmjet këtij demonstrimi synojmë që të evidentojmë:
1.Studimi i parcelës
Kontrolloni nivelimin e tokës, ekspozimin ndaj diellit, drejtimin e erërave, mundësinë e përmbytjes dhe largimin e ujërave. Këto përcaktojnë pozicionin dhe konstruksionin e serrës.
2. Analizat e tokës dhe ujit
Para punimeve, bëni analizat e pH-së, EC-së, lëndës organike, N-P-K, kalciumit, magnezit dhe kripëzimit. Analizoni edhe ujin e pusit për përshtatshmërinë në ujitje.
3. Projektimi teknik
Përcaktoni konstruksionin metalik të galvanizuar, lartësinë, mbulesën, ajrimin anësor dhe në çati, rrjetat kundër insekteve, ujitjen me pika dhe pajisjet e fertirrigimit.
4. Përgatitja agronomike
Përcaktoni plehun organik dhe mineral sipas analizave, mënyrën e dezinfektimit kur nevojitet, dendësinë e mbjelljes, varietetet dhe kalendarin e dy cikleve.
Shpërndaj në rrjetet sociale: