ARRA DHE KONTROLLI INTEGRUAR I SAJ




Arra është një kulturë me rëndësi të madhe ekonomike, ushqimore e mjedisore.

Kjo kulturë po kultivohet gjerësisht sot në zona të ndryshme të vendit tonë dhe kryesisht në zona të ulta e bregdetare, nga ku është domosdoshmëri edhe marrja e masave për mbrojtjen e kësaj kulture nga sëmundjet dhe dëmtuesit. 

Cilat janë kërkesat kryesore klimatiko-tokësore të arrës?

  • Arra rritet me sukses në një shumëllojshmëri të gjerë klimash, por lulet mund të dëmtohen nga ngrica ose lagështia e lartë.
  • Varietetet e arrës kanë kërkesë për temperatura të ulta nën 7°C në dimër (800-1000 orë) për të thyer gjumin dhe kërkojnë një sezon rritjeje prej të paktën 200 ditë pa ngrica.
  • Pemët e arrave mbillen në zona ku ka qarkullim të mirë të ajrit dhe kullim të mirë. Kjo kulturë rritet në mënyrë optimale kur mbillen në toka pjellore të pasura me lëndë organike dhe me punim të thellë. Arra kërkon toka lehtësisht acide me pH midis 5.5 dhe 6.5.
  • Sistemi rrënjor i arrës është i gjerë dhe rrënjët e arrës rriten në thellësi deri 4.5 m.
  • Tokat që nuk kanë kullim dhe që janë të zhytura në ujë e kufizojnë rritjen e rrënjëve.
  • Arrat zakonisht fillojnë të prodhojnë në vitin e katërt ose të pestë pas mbjelljes.
  • Pemët e arrës shumohen në mënyrë vegjetative me kalema ose me shartim, mbishartesa nga pjesët vegjetative ndërsa fidanët për nënshartesa, rriten nga farat.
  • Vendi i mbjelljes përgatitet duke rrafshuar tokën dhe duke eliminuar barërat e këqija.
  • Pemët mbillen duke gërmuar një gropë që është dy herë më e gjerë se perimetri ekzistues i rrënjës.
  • Në gropë shtohet dhe përzihet me dheun pleh NPK dhe pleh organik i kompostuar.
  • Pemët vendosen 10–15 m larg njëra-tjetrës.
  • Në plantacionet komerciale, pemët mbillen në distanca më të afërta.
  • Pemët e shartuara hyjnë në vitin e 5, ndërsa bimët e pa-shartuara, mund të hyjnë në prodhim në vitin e 7-8.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë hapat për kujdesin dhe mirëmbajtjen e bimës së arrës? 

Data e publikimit: 11/07/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
posi93

-🌍 Hello World! https://national-team.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=7d0289b74c888e16ca6cac49ebb9df58 🌍


Shpërndaj në rrjetet sociale:

CILAT JANË HAPAT PËR KUJDESIN DHE MIRËMBAJTJEN E BIMËS SË ARRËS?

Hapat për kujdesin dhe mirëmbajtjen e bimës së arrës:

Lexo më shumë

CILAT JANË SËMUNDJET KRYESORE TË ARRËS?

Bima e arrës preket nga një sërë sëmundjesh, por më të rëndësishmet janë si mëposhtë:

Lexo më shumë

VJELJA DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TEK ARRA

Si rregull, traditë, në vendin tonë ka qenë që vjelja të fillojë kur frutat e para fillojnë e bien në tokë. Gjithashtu në praktikë si metodë për vjeljen e frutave të arrës është shkundja me shkopinj të gjatë (purteka) dhe mbledhja e frutave në tokë me dorë. Kjo metodë konsiderohet e rrezikshme pasi dëmton sythat prodhues dhe lëvoren e pemës. Gjithashtu edhe pastrimi nga sharku bëhet me dorë.

Lexo më shumë

KULTIVARËT KRYESORË TË ARRËS TË PËRHAPURA NË VENDIN TONË

Përcaktimi i kultivarit merr rëndësi sepse në bazë të karakteristikave të tokës, lartësisë mbi nivelin e detit, temperaturës mesatare vjetore, lagështirës (reshjeve) e faktorë të tjerë, ne përcaktojmë se cili kultivarë është më i përshtatshëm për tokën dhe zonën ku do të ngremë pemëtoren e arrës.

Lexo më shumë