Specia: Abelmoschus esculentus L.
Përhapja: Në Oblikë të Shkodrës dhe në fshatrat për rreth njihet e kultivohet për më shumë se 70-80 vjet. Fara është mbajtur dhe ruajtur në breza nga fermerët. Aktualisht mbillet pak, duke qenë kështu specie dhe kultivar autoktoni rrallë.
Përshkrimi: Bimë me kërcell kaçubor, me shumë lastar. Prodhon 15-30 fruta për bimë; me formë konike, me gjatësi 7-10 cm e gjerësi 1,0-1,3cm, me ngjyrë jeshile të hapët.
Kultivimi: Farërat, në ngastra të vogla e kopshte familjare, mbillen gjatë prillit dhe në fillim të majit. Prodhimi fillon në mes të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti: rreth 10 -12 kv/dynym.
Veçantitë:
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk ka.
Përdorimi: Preferohet për konsum në familje dhe për tregun lokal. Përdoret e freskët në gatime të ndryshme; në disa familje frutat vilen e thahen në vargje për konsum në dimër.
Risku: Është në rrezik zhdukjeje.

Specia: Phaseolus vulgaris L.
Përhapja: Në zonën e Shkodrës njihet e kultivohet për më se 70-80 vjet, fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar nga bahçevanët brez pas brezi. Aktualisht zë rreth 10-20 % të sipërfaqes që mbillet në zonë, duke qenë kështu kultivar autokton i rrallë.
Përshkrimi: Bimë me kërcell kacavjerrës, me tre-katër lastar. Prodhon 50 -75 bishtaja për bimë. Bishtajat janë me formë plloçake, me gjatësi 12-15 cm e gjerësi 1.0 -1.2 cm, me ngjyrë të verdhë dhe tul i bardhë.
Kultivimi: Farat mbillen dorë-dorë, nga muaji prill deri në gusht. Prodhimi fillon në gjysmën e dytë të qershorit dhe vazhdon deri vonë në vjeshtë.
Rendimenti: rreth 12 -15 kv/dynym.
Veçantitë:
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Bishtajat nuk formojnë fijezim. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk ka.
Përdorimi: Për prodhim të freskët në gatime, për konsum në familje dhe për tregun lokal.
Risku: Është në rrezik zhdukjeje, sepse në treg qarkullojnë paketa me farë të kultivarëve të huaj.

Specia: Lattuca sativaL.
Përhapja: Në Shqipërinë e mesme njihet e kultivohet për më se 70-80 vjet. Mendohet se është me orgjinë nga Italia, mbjellë fillimisht në fermat bujqësore të Durrësit (Sukth) e Tiranës. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 5-10 % të sipërfaqes që mbillet në zonë me këtë bimë, duke qenë kështu kultivar i rrallë.
Përshkrimi: Kultivar i përshtatshëm për kultivim në fushë. Formon kokë të madhe të ngjeshur. Ka gjethe të mëdha, të rrudhosura e me anë të dhëmbëzuara, me ngjyrë jeshile të hapët.
Kultivimi: Kultivohet me fidanë, me moshë 30-35 ditë. Për prodhim të zgjatur dhe të vargëzuar gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës, mbillet në disa duar; çdo 20-30 ditë. Farat e dorës së parë mbillen në shkurt dhe fidanët në fushë në fund të marsit. Prodhimi fillon në muajin maj.
Rendimenti: rreth 7-10 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk ka.
Përdorimi: Për konsum të freskët në familje dhe për tregun lokal.
Risku: Ka rrezik zhdukjeje, sepse në treg qarkullojnë paketa me farë të kultivarëve të huaj

Shpërndaj në rrjetet sociale: