Si duhet të përdoren plehërat organike në ulllishte?




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Plehërat organike, veçanërisht plehu organik i stallës i pa kompostuar duhet të brendësohet në tokë për të shmangur avullimin e azotit dhe për tu pajtuar me standartet organike.

Plehërat e stallës duhet të brendësohen në tokë të paktën 3 ose 4 muaj para vjeljes.

Plehërat organike të tretshme të tilla si emulsion i peshkut dhe derivatet e sojës janë të përshtatshme për përdorim në ujitjen me pika.

Pjesa më e madhe e programeve të plehërimit fokusohen në furnizimin e azotit si një element kyç.

Në sistemin e bujqësisë organike lëndët ushqyese dhe lëndët organike shtohen për të ruajtur, zëvendësuar dhe formuar bankën e lëndëve ushqyese në tokë. Duhet të merren në konsideratë analiza e përgjithshme për plehërim: mbështetja e normave të plehërimit që do të përdoren vetëm mbi përmbajtjen e azotit, mund të shkaktojë problem kur plehërat nuk janë të ekuilibruara për të plotësuar nevojat e bimës. Psh. përdorimi i përsëritur i plehut të shpendëve i cili është shumë i pasur me fosfate mund të çojë në problem të ndotjes ashtu dhe në mungesën e zingut në bimë.

Kujdes! Këto probleme mund të shmangen duke monitoruar e korigjuar vazhdimisht përzierjen e plehërave dhe normat e tyre.

Analiza gjethore mat përmbajtjen e lëndës ushqyese në gjethe dhe mund të identifikojë në mungesë të lëndës ushqyese ose tepricë përpara se simptomat të bëhen të dukshme. Përgjithësisht analizat gjethore vjetore ofrojnë udhëzuesin më të mirë per korrigjim e plehërim shtesë në azot.

Ujitja në ullishtet organike 

Kërkesat më të mëdha për ujë ulliri i ka në fenofazën e lulëzimit , të lidhjes dhe të rritjes intensive të frutave. Kjo përbën periudhën kritike për ujë. Mungesa e ujit në periudhat kritike shoqërohet me rënien e luleve dhe të frutave. Ekuivalenti i thatësirës gjatë periudhës kritike, nga lidhja deri në fillim të pjekjes është 22 mm për secilin muaj, ndërsa koeficienti i tepricës është 36 mm për secilin muaj; optimale konsiderohet sasia 30 mm lagështi tokësore për secilin muaj. 

Ujitja ekologjike synon të mirëmbajë kushtet fizike dhe kimike të tokës, ruajtjen e burimeve ujore, mbulimin e kërkesave për ujë të pemëve të ullirit dhe sasinë e ujit të ujitjes. 

Sasia e ujit për ujitje varet nga mikroklima e ullishtës, kushtet atmosferike, tipi i tokës dhe mosha e pemës. 

Metodat për vlerësimin e kërkesave për ujitje janë :

  • metoda e buxhetit të ujit,
  • metoda e matjes me të prekur,
  • kalendarizimi.

Zakonisht, uji përdoret nga Maji deri në Shtator, çdo javë ose çdo dy javë. Duhet bërë kujdes që ujitja të mos krijojë kushte të favorshme për infektimin e pemës dhe frutit. Periudhat kritike për ujin janë :

  • periudha e lulëzimit,
  • periudha e forcimit të bërthamës
  • periudha e diferencimit të sythave.

Data e publikimit: 05/12/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Kur hidhet bor ne ulli

-Qani

me pelqejne artikujt per kulturen e ullirit. ka te dhena mjaftushem shkencore te mbeshtetura ne studimet tuaja

-Mendim Bacaj


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Variatetet Autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Panxharit të kuq, Rrepës, Majdanozit dhe Koprës

Lexo më shumë

Variatetet Autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Mësoni rreth variateteve autoktone të Bamjes, Mashurkës dhe Sallatës

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë