MENAXHIMI I INTEGRUAR I SËMUNDJEVE BAKTERIALE NË QERSHI




Në kushtet aktuale rezulton që qershia po preket nga një numër i konsiderueshëm sëmundjesh të cilat po shkaktojnë dëme serioze në këtë kulturë.

Njohja e sëmundjeve është elementi kryesor për një menaxhim dhe kontroll të integruar efektiv.

Cilat janë sëmundjet kryesore bakteriale që shkaktojnë dëme dhe të evidentuara në kushtet e fermave tona?

  1. Kanceri bakterial në qershi shkaktuar nga (Pseudomonas syringae pv. morsprunorum)

Sëmundja është e përhapur në të gjitha vendet ku kultivohen pemët bërthamore. Dëmet më të mëdha i shkakton në bimët e gjinisë Prunus spp (qershia dhe kumbulla). 

Bakteri shkakton:

  • kancerin dhe gomozën e pemëve,
  • dëmtimin e pjesëve drunore,
  • zvogëlimin e prodhimit,
  • tharjen e lastarëve,
  • të sythave,
  • të luleve,
  • dobësimin e përgjithshëm të pemëve.

Simptomat 

  • Nё degёt njёvjeçare, nё lartёsinё e nyjeve vihen re nekroza nё  qendёr tё sytheve, qё mund tё thellohen nё inde deri nё 4-5 mm.
  • Nё degё, nё pranverё, vihet re prania e kancereve me nxirjen e  enёve pёrçuese, tё cilat mund tё thahen me shpejtёsi.
  • Nё degёt e trasha pёrveç kancereve tё shtrira gjerёsisht, vihet re edhe dalja e gomozёs.
  • Kur nuk ka rrjedhje gome, indet mbesin tё butё, tё lagёt dhe me njё erё tё athёt, dhe dega mund tё thahet.
  • Nё gjethe shfaqen njolla nё fillim hidropike, mё vonё nekrotizohen , duke marrё njё ngjyrё tё kuqerremtё, tё rrethuar me unazё klorotike.
  • Sythat e infektuara nuk hapen, ose formojnё gjethe klorotike.
  • Mbi fruta dallohet prania e njollave tё vogla 2-3 mm, tё  rrumbullakta, lehtёsisht tё shtypura, tё nxira, qё shpesh  bashkohen dhe deformojnё frutin.

Cikli i zhvillimit të sëmundjes

  • Patogjeni mbijeton nё kanceret nё formim dhe nё sythe.
  • Kur nuk shkakton tharjen e organeve, kolonizon si pifit gjethet, pёr tё penetruar nё pranverё nё bimё me anё tё mikroplagëve gjethore.
  • Ky bakter shumёzohet aktivisht nё temperatura tё ulta.

Masat e kontrollit

  • Kontrolli i bakterit Pseudomonas syringae pv. mors-prunorum është i vështirë. Kontrolli i përhapjes së mëtejshme bazohet në masat parambrojtëse:
  • Mbjellja e fidaneve të pastër të çertifikuar, dezinfektimin e mjeteve të shartimit.
  • Përdorimi i kultivarëve rezistent.
  • Në pemët e infektuara, të përdoren produkte plehëruese që rrisin rezistencën e bimës.
  • Të kryhen plehërimet e rregullta, ujitjet, kullimi i tokës, etj.
  • Degët, gjethet e prekura të largohen dhe të shkatërrohen.
  • Gjatë vegjetacionit pemët në pemëtore dhe fidanat në fidanishte trajtohen me fungicide me bazë bakri të cilët kufizojnë përhapen e sëmundjes.
  • Për kontrollin e bakterit zakonisht duhet të kryhen disa trajtime:
  • spërkatja e parë  para lulëzimit,
  • e dyta në vjeshtë.
  • Përveç masave kimike, për menaxhimin e sëmundjes të kihet kujdes dhe me masat agroteknike sidomos shmangien e plagëve në pemë.
  • Dezinfektimi i materialeve të punës që përdoren për krasitje, eliminimi i materialeve bimore të infektuara.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cili është shkaktari tjetër bakterial në qershi?

Data e publikimit: 21/11/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: