Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e spinaqit?




Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth35-40cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime e frezime, deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse

Plehërimi i tokës
Në praktikën e plehërimit të spinaqit këshillohet përdorimi i plehut organik të kalbur mirë në dozën 50-60 kv/dyn, i cili përmbyset gjatë përgatitjes së tokës për mbjellje. Në të njëjtën kohë, shpërndahen edhe të gjithë llojet e plehërave kimike kryesisht fosforike, potasike. Plehu azotik hidhet gjatë periudhës bimore.

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek spinaqi? Kërkesat e spinaqit ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim të freskët, bimët e spinaqit tërheqin nga toka rreth 0.475 kg azot– 0.175 fosfor (P2O5)- dhe 0.5 kg potas (K2O) me një raport midis tyre 1: 0.4: 1. Për të siguruar një rendiment 20 kv/dyn, duhet të plotësohen nevojat si më poshtë: 9.5 kg N, 3.5 kg P2O5 dhe 10 kg K2O.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i spinaqit. 

Data e publikimit: 26/09/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Teknologjia e Kultivimit të Kalesë në Fushë të Hapur

Përse kale meriton të përhapet më shumë në vendin tonë ?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KALESË

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë

VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KALESË

Kjo është një nga avantazhet e mëdha të kalesë.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË DUHANIT

Mëso më shumë rreth kultivimit të duhanit

Lexo më shumë