Treguesit për përdorimin e kurtheve me ujë për kapje masive të insekteve të rritur.
![]() | ![]() |
Kur duhet përdorur kontrolli kimik për Tuta absoluten?
Kjo metodë rezulton shumë komplekse, sepse në bazë të njohurive të deritanishme, tenja e domates paraqet një rezistencë të theksuar ndaj pjesës më të madhe të insekticideve të rregjistruar në kulturën e domates.
Produktet që përdoren për kontrollin e Tuta absoluta
| Grupi Kimik | Lënda aktive | Karenca | Ndërveprimi | |
| Bima | Dëmtuesi | |||
| Bioinsekticid (baktere) | Bacillus Thuringiensis var. Kurstaki | 3 | Mbulues | Me ngrënie |
| Oksidiazin | Indoxicarb | 3 | Mbulues | Kontakti Me ngrënie |
| Derivate bimore | Azadirachtina | 3 | Mbulues Sistemik | Kontakti Me ngrënie |
| Benzoilure | Lufenuron | 7 | Mbulues | Me ngrënie |
| Semicarbazon | Metaflumizon | 3 | Mbulues | Me ngrënie |
| Spinosoid | Spinosad | 3 | Mbulues | Kontakti Me ngrënie |

A ngjason Tuta absoluta me dëmtues të tjerë?
Tuta absoluta ka disa ngjashmëri me specie të tjera dëmtuesish të cilët mund të krijojnë konfuzione gjatë monitorimit.
Galeritë e Liriomyzes (Mizës minuese) duken njëlloj si ato të bëra nga Tuta absoluta.
Minat e bëra nga nga tenja e domates bëhen më të gjera dhe kanë pamjen e njollave, ndërsa ato të krijuara nga Liriomyza kanë formën e një tuneli.
Jashtëqitjet ushqimore të Tuta absoluta nxirren jashtë nga mina, ndërsa ato të Liriomyzës qëndrojnë brenda minave.
Larvat e tenjës së domates në brendësi të minës duken si larva reale me një kokë të dallueshme mirë dhe me këmbë, ndërsa larvat e Liriomizës duken si larvat e mizave pa kokë dhe këmbë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?
Lexo më shumë
Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.
Lexo më shumë
Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?
Lexo më shumë
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumë