Histori Suksesi - Krenar Sula




                                                                              REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Përshkojmë një nga zonat më të zhvilluara, përsa i përket investimeve në serra, ndryshe mund të quhet trekëndëshi i plasmasit që grumbullon fshatrat Kutalli, Poshnjë dhe Drenovicë, ku ndodhet edhe Krenari, një nga fermerët më të sukseshëm të zonës.

Po të kthehemi pas në kohë, në fillimet e viteve 90, në këtë zonë kooperativat u braktisën, gjërat nuk ishin të thjeshta dhe ishte gjithçka për t’u rindërtuar. Por, Krenari e dinte që zona është shumë e përshtatshme për perimet dhe vendosi të blinte një copë tokë në fillimet e tij. Tani, Krenari, thotë me buzëqeshje të plotë se pas 30 viteve ai prodhon më shumë se kooperativat e bashkuara në kohën e monizmit. "Ne jemi shumë rentabël", shprehet ai.

Është e vërtetë se Oficeri i Kredisë u bë “shkes” dhe e nxiti që të investonte për zgjerimin e serrave. Madje, i vëllai ka investuar në serra me ngrohje për fidanë, sepse kërkesa ishte shumë e madhe, rrëfen ai. “Ky vend ku jeton, mirësinë t’a shton” – është shprehja e Krenarit.

Sot, Krenari jeton bashkë me familjen e tij në fshatin Goriçan, në Kutalli të Beratit, e cila konsiderohet si një nga zonat më pjellore në vend. Krenar Sula rrëfen se nga puna e tij ka pesë dynym serra, ku sera diellore gjatë viteve të fundit ka patur vërtet sukses, duke gjeneruar më shumë të ardhura për familjen Sula. Për të përmirësuar dhe për të rritur kapacitetet, Krenari i është drejtuar disa herë FED invest-it, për të aplikuar për kredi. Investimi në serra diellore sot vazhdon me shlyerje të rregullta nga Krenari. Për më tej ai ka krijuar eksperiencë jo vetëm në zbatimin e teknologjisë së domates, të kastravecit, specit, por shpesh fermerët e zonës e pyesin dhe për informacione në lidhje me hibridet që përdor dhe teknologjinë.

Një ditë vajza e vogël më kërkoi t’i blija një dele të zezë, sepse komshiu ynë ka disa krerë dhe i kullosin tek ne. Po, është e vërtetë, ato ushqehen vetëm bio. Unë nuk jam shumë për t’i blerë dhurata, por i bleva një dele të vogël laramane. Vajza u bë arsyeja që unë të blija më shumë krerë dhe të ndërtoja edhe një stallë për bagëtinë. Tani kam qingja e dele dhe e kam zgjeruar edhe me viça, të cilët janë më fitimprurës në prag festash, pasi ka shumë kërkesë në treg” - tregon Krenari.            

Krenari ka krijuar diversifikim të aktivitetit, me fitimet nga serrat. Së fundmi, ka investuar në ngritjen e fermës blegtorale me 180 krerë për prodhim të qumështit dhe mishit, si dhe 30 krerë viça për prodhim e mishit. Krenari ka shumë dëshira për të ardhmen, por tregon se dëshira e tij më e madhe është përfshirja e fëmijëve në këtë biznes, tashmë të ngritur e që po lulëzon. 

Meqenëse, kohët e fundit Agroturizmi po zhvillohet në Shqipëri, Krenari ka dëshirë që në të ardhmen të hapë një restorant të vogël, vetëm me produktet e fermës së tij.

Data e publikimit: 03/09/2024


Lini një koment


Komente të mëparshme
Pershendetje, vleresoj inisiativen tuaj per sensibilizimin e fermereve ne zhvillim duke u financuar nga FED invest

-Eldi


Shpërndaj në rrjetet sociale: