CILAT JANË DETYRIMET TUAJA SI PRONAR I TUFËS?




Për të adresuar siç duhet kërkesat mbi Mirëqenien e Kafshëve bazuar në Legjislacionin Shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian, ju rekomandojmë ti referoheni artikullit “Mbrojtja e Bimëve dhe Kafshëve të Fermës”.

Ju si pronar dhe menaxhues i tufës duhet së pari të tregoni kujdes për kafshët, duke i mbikqyrur ato në mënyrë të vazhdueshme dhe duke mos i braktisur ato.

  • Kontrolloni gjendjen shëndetësore të kafshëve të paktën një herë në ditë;
  • Siguroni një trajtim parandalues të sëmundjeve në mënyrë  të rregullt;
  • Mbani kontakte të rregullta me mjekun veterinar dhe siguroni ndërhyrjen e menjëhershme në rast sëmundje apo dëmtimesh;
  • Mbani një regjistër të rregullt të trajtimeve mjeksore të kafshëve për të paktën 3 vjet në fermë;
  • Sigurojini secilës kafshë vendin, kushtet dhe një mikroklimë të përshtatshme, në përputhje me nevojat e tyre; një hapsirë të nevojshme shtrirje dhe që garanton lirinë e lëvizjes;
  • Stallat apo vend strehimet e tjera duhet të jenë të pastra, të dezinfektueshme lehtësisht, të ajrosura dhe me temperaturë të përshtatshme;
  • Siguroni ushqim dhe ujë në sasi të mjaftueshme dhe qasje të lirë në vendet ku kafsha ushqehet dhe pi ujë;
  • Siguroni pajisje të përshtatshme për ushqim dhe pirje uji, të vendosura në mënyrë të tillë që shmangin kontaminimin e tyre, dëmtimet dhe streset e kafshëve si dhe ulin në minimum konkurrencën ndërmjet kafshëve;
  • Siguroni ekspozimin e kafshëve kundrejt ndriçimit natyror, duke shmangur qëndrimin në errësirë të përhershme ose për një kohë të gjatë në ndriçim artificial;
  • Merrni të gjitha masat parandaluese ndaj luftimeve ndërmjet kafshëve;

Therja e kafshëve; një moment që duhet të tërheqë vëmendjen tuaj.
Për ju që jeni pjesë e këtij zinxhiri, mbani parasysh se therja e kafshëve si dhe eliminimi i tyre është një moment që duhet vlerësuar dhe realizuar në përputhje me kërkesat për mirëqenien e kafshëve. Ndaj, mbani parasysh se: 

  • Therja e kafshëve bujqësore (gjedhë, të imta, derra, lepuj, shpendë) lejohet (i) kur ato mbarështohen për prodhimin e mishit ose lëndëve të papërpunuara; (ii) kur shërimi i tyre është i pashpresë ose jo ekonomik; (iii) në rastet e çrrënjosjes së sëmundjeve ngjitëse; (iv) në rastet e çrrënjosjes së sëmundjeve infektive; (v) në rastet e kontrollit të infeksioneve zoonotike (të transmetueshme tek njerëzit) kur paraqesin rrezik për jetën e njeriut; (vi) kur njerëzit sulmohen nga një kafshë e tërbuar, tepër agresive, e egër dhe në kushtet e vetëmbrojtjes.
  • Therja e kafshëve duhet të bëhet në mënyrën më të shpejtë, pas trullosjes, dhe duhet të sigurojë humbjen e plotë të ndjenjave e të ndjeshmërisë gjatë të gjithë kohës së ç’gjakësimit, duke mos shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të panevojshme;
  • Ndalohet heqja e gjymtyrëve dhe trajtimi i karkasës derisa kafsha të jetë ç’gjakësuar plotësisht.

Transporti i kafshëve, një procedurë që duhet zhvilluar në përputhje me mirëqenien e tyre.
Gjatë transportit të kafshëve mbani parasysh se mirëqenia e tyre duhet të sigurohet përmes ndjekjes së procedurave dhe përdorimit të mjeteve që sigurojnë mirëqenien e tyre. Ndaj, transporti i tyre:

  • duhet bërë në kushte ku garantohen shëndeti, mirëqenia, dhe nevojat e tyre fiziologjike dhe të sjelljes;
  • duhet bërë në kushtet dhe me mjetet ku shmangen dëmtimi apo vuajtjet e panevojshme;
  • duhet bërë me anë të mjeteve të transportit të pajisura posaçërisht për transportin e tyre dhe të miratuara nga autoriteti kompetent qoftë për largësi të gjata apo të shkurtra;
  • kryhet nga transportues të pajisur me licencë transporti dhe të trajnuar për këtë lloj transporti;
  • bëhet nga transportues që janë të detyruar të mbajnë gjatë transportimit dokumentacionin shoqërues për transportin e kafshëve.

Bëni kujdes! Gjatë transportit në largësi të mëdha, kafshëve u sigurohet pushim, ujë dhe ushqim në cilësinë dhe sasinë e duhur sipas llojit dhe madhësisë së tyre.

Data e publikimit: 24/08/2024


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I ENDIVIES

Cila është Teknologjia e Kultivimit të Endivies?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GUAVAS

Guava ka përdorime të shumta falë profilit të saj ushqyes, shijes dhe vlerës së saj në mjekësinë tradicionale.

Lexo më shumë

Varietetet Autoktone të Preshit dhe Hudhrës

Dëshironi një informacion të shkurtër për kultivimin e kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri?

Lexo më shumë

VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KOPRËS

Cila është struktura varietore e rekomanduar?

Lexo më shumë