REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Kultivarët dhe hibridet e kolërabit më të përshtatshëm për kultivim tek ne janë:
REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË KOLËRAB, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË SAJ:
Cila është Teknologjia e Kultivimit të Kolërabit?
Kolërabi mund të mbillet drejtpërsëdrejti me farë ose me fidanë të parapërgatitur.
Në sipërfaqe të vogla, më shpesh përdoret mbjellja drejtpërdrejtë me farë.
Mbjellja e kolërabit në sipërfaqe të mëdha bëhet me fidanë në mënyrë të mekanizuar.
Fidanët mund të përgatiten në vllaja tradicionale ose në tava polisteroli.
Në vllajat tradicionale, me gjerësi 1-1.2 m dhe gjatësi sipas kushteve, mbjellja bëhet duke përdorur 2.5-3.5 gram farë/m2. Nga çdo m² farishte sigurohen 500-600 fidanë të shëndetshëm.
Për të mbjellë një dynym kolërab, në fushë është e nevojshme përgatitja 15-20 m² farishte dhe nevojiten rreth 40-50 gram farë me fuqi dhe energji të lartë mbirëse.
Koha e nevojshme për përgatitjen e fidanit, në varësi të periudhës së përgatitjes është 30-50 ditë. Fidanët janë të gatshëm për t’u mbjellë në fushë, kur të kenë formuar 4-5 gjethe të vërteta.
Në mbjelljet e drejpërdrejta me farë, e cila kërkon toka të përgatitura mirë dhe që e ruajnë vlagën, përdoren rreth 150-250 gram farë për dynym.
Cilët afate mbjelljeje rekomandohen në fushë?
Mbjellja e kolërabit me fidanë, në zonën me klimë të butë, bëhet në disa duar. Mbjellja bëhet:
Më cilësor dhe më i kërkuar nga tregu është prodhimi i vjeshtës së vonë, prodhim që vilet para ngricave.
Në zonat e ftohta mund të kultivohet me sukses edhe gjatë periudhës verë-vjeshtë.
Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Largësitë e mbjelljes në fushë ndryshojnë në varësi të kultivarëve, nga 30-50 cm midis rreshtave dhe 30-40 cm brenda rreshtit (6.5-10 mijë bimë/dynym). Dendësia më e madhe mund të realizohet për kultivarët e hershëm dhe të mesëm, të cilët zhvillojnë masë bimore më të vogël.
Zakonisht, mbjelljet me dendësi shumë të madhe rritin prodhimin e patregtueshëm.
Në praktikë përdoren largësitë 45x30 cm dhe më rrallë 60x30 cm.
Mbjellja bëhet me dorë (në sipërfaqe të vogla) ose me makinë mbjellëse fidanash.
Në varësi të tipit të tokës dhe gjendjes së saj, 1-2 ditë para mbjelljes, bëhet para-ujitja e ngastrës, duke futur ujin në brazda. Një masë e tillë ndikon pozitivisht në koefiçientin e zënies së fidanëve.
Mbjellja e fidanëve bëhet herët në mëngjes ose pasdite vonë, në orët më pak të nxehta të ditës.
Menjëherë pas mbjelljes kryhet përsëri ujitja, për të siguruar zënie sa më të mirë të fidanëve.
Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për kolërabin në fushë?
Shërbimet agroteknike për kolërabin konsistojnë në ujitjet, prashitjet dhe plehërimet plotësuese.
Ujitjet në vegjetacion bëhen sipas nevojave, zakonisht në çdo 15-20 ditë.
Kujdes! Gjatë ujitjeve duhet që në ngastër të mos krijohen pellgje e vatra ujëmbajtëse, ndërsa gjatë vjeshtës dhe dimrit duhet të mbahet në gadishmëri të plotë sistemi i kullimit.
Kujdes i veçantë i duhet kushtuar shkrifërimit të tokave dhe luftimit të barërave të këqija.
Plehërimet gjatë periudhës bimore kryhen me kujdes, në kohë e pa teprime.
Plehërimet azotike përdoren në 2-3 duar;
Masë teknike me interes dhe rëndësi është mbathja e bimëve të kolërabit mbas mbjelljes së fidanëve në fushë dhe rrënjëzimit të tyre.
CILAT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KOLËRABIT NË FUSHË TË HAPUR?
Kolërabi, ashtu si lakra kokë, lulelakra etj, gjatë gjithë periudhës së kultivimit, dëmtohet nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e kualifikuar të specialistit të fushës.
Pse përbëjnë problem sëmundjet?
Hernia e Lakrës Është sëmundje shumë e rrezikshme dhe e vështirë për tu luftuar. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm si dhe trajtimi i tokës me avull të nxehtë dhe fumigantë. | |
Fuzarioza Është një sëmundje që shkakton zverdhjen e gjetheve dhe pengon rritjen e bimëve. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm. Luftohet mirë me fungicid me bazë sulfat bakri cuproxat. | |
Vrugu Gjatë periudhës së vjeshtës, kur temperaturat ulen dhe lagështia e ajrit rritet, bimët e kolërabit mund të preken nga vrugu dhe alternaria, duke dëmtuar kryesisht gjethet. Efekt të mirë jep qarkullimi bujqësor shumëvjeçar, mbjellja e kultivarëve të qëndrueshëm, por pa neglizhuar përdorimin e preparatit me bazë oxiklorur bakri, pasi ka dhe efekt parandalues. | |
Afidet Në fazat e para të zhvillimit por dhe në vegjetacion, lakra mund të preket nga disa dëmtues sikurse janë afidet dhe flutura e natës. Luftohen me insekticide me veprim kontakti ose sistemik. Insekticidet biologjike me bazë Bacillus thuringensis, janë shumë të efektshme kundër larvave që dëmtojnë perimet e familjes kryqore. |
VJELJA, DHE RUAJTJA E PRODHIMIT TË KOLËRABIT
Vjelja e kolërabit, bëhet atëherë kur koka “rrepë” e bimës të ketë arritur madhësinë karakteristike të kultivarit.
Zakonisht vjelja bëhet:
*Për kultivarët e hershëm 75-90 ditë, mbas mbjelljes në fushë.
*Për kultivarët e vonë 120-130 ditë mbas mbjelljes në fushë.
Kujdes!
*Vjelja e parakohëshme, bën që “kokat rrepë” të jenë jo plotësisht të formuara, kur ka kaluar vjeshta, kur bimët kanë arritur përmasat tipike të kultivarit.
*Vjeljet e vonshme, çojnë në marrjen e prodhimeve me cilësi të dobët, për shkak të shtimit të celulozës në to.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Keni interes të njiheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre? Kërkoni të njiheni me vlerat dhe rëndësinë e tyre për tregun rajonal?
Lexo më shumëCilat janë vlerat e qiqrës?
Lexo më shumëCilat janë sëmundjet, simptomat dhe masat e kontrollit?
Lexo më shumëJeni të interesuar të njheni me varietetet kryesore autoktone apo tradicionale të specieve të kulturave perimore që kultivohen në Shqipëri si dhe me një informacion të shkurtër për kultivimin e tyre?
Lexo më shumë